“Lagja e Trimave”, seanca e radhës e hapur për opinionin

Ka përfunduar dëgjimi i bisedave të përgjuara të të akuzuarve për rastin “Lagja e Trimave”. Me përfundimin e tyre kanë marrë fund edhe seancat e mbyllura, transmeton Alsat-M.

Nga seanca e ardhme me plotësimin e aktakuzës ku fjalën kryesore do ta ketë mbrojtja, seancat do të jenë të hapura. Mbrojtja do të prezantojë dëshmitë, ndërsa si dëshmitarë nuk përjashtohet që të thirren edhe politikanë dhe ish funksionarë të organeve të sigurisë.

Jo zyrtarisht mësohet se për të dhënë dëshminë e tyre do të thirren edhe pjesëtarë të policisë sekrete. Mbrojtja nuk do të ankohet veç e veç por sipas avokatëve, do të përpilohet një listë e përbashkët e mbrojtjes e cila do të kundërshton provat e Prokurorisë në këtë rast dhe do të synojë ndryshimin e aktakuzës e cila është kryqëzuar si vepër terroriste.

Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, akuzohen gjithsej 37 persona.

Loading...