Lahutari nga Rugova Isë Muriqi ka perfomuar këngë nga eposi i lashtë i kreshnikëve, duke kënduar vajin e Ajkunës që qan Homerin.

Fjalët e kënduara aq bukur në lahutën antike:“T’u shkimtë drita o mori han, Si nuk ma çove mua një fjalë, në lugje të verdha nuk ma cove, O Omeri i nanës ” kanë bërë të qajnë jo vetëm akademikët dhe por edhe ish presidenti Alfred Moisiu që ishte i pranishëm në akademinë e shkencave të Shqipërisë.

Isë Muriq mbajtësi i traditës së eposit të lashtë të shqiptarëve në 6 breza gjyshërish e katragjyshërish ka qenë i ftuar me rastin e promovimit të çmimit Europa Nostra, që e çon eposin shqiptar drejt Uneskos Promovimi i “Eposit te kreshnikeve” në Akademinë e Shkencave te Shqipërisë është bërë me pjesëmarrjen e ministritë të arsimit të Kosovës Asim Bajrami, kryetarit të Akademise së Skencave të Shqipërisë Prof.

Muzafer Korkuti, autorit të projektit për dosjen në UNESKO Pr. Dr. Zymer Nezirit dhe personalitete të politikes, artit, kulturës dhe shkencës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e më gjerë.

z1_1474458594-9032030

z2_1474458594-4720074

Loading...