Dy makina janë përfshirë në aksident në rrugën e Kombit. Nga të dhënat e para raportohet se 2 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Aksidenti ka ndodhur pak më parë në afërsi të Rubikut, ndërsa shkak i përplasjes është bërë parakalimi i gabuar. Ngjarja ka ndodhur në fshati Fan. “BalkanWeb” mëson se dy nga 3 të plagosurit po transportohen për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje. Në aksident janë përfshirë një “Volskwagen” dhe një “Benz”, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me identitetin e viktimve apo të plagosurve.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se personat që kanë humbur jetën janë dy drejtuesit e mjeteve J.S, 63 vjeç dhe M.K, 52 vjeç. Gjithashtu një pasagjere femër është nisur me helikopter për në Tiranë.

Loading...