Lajm i Fundit: Gjendet i vdekur i riu nga Tetova në burgun e Idrizovës

Policia ka njoftuar se të martën më datë 24.07.2017 në ora 15, në gjendje pa vetëdije është gjetur 34 vjeçari me iniciale M.T. nga Tetova, shkruan Gazeta Lajm. Ai është dërguar në spital, ku është konstatuar se është i vdekur. “Më datë 24.07.2017 në ora 15 në SPB-në e Shkupit nga burgu i Idrizovës është denoncuar se M.D> (34) nga Tetova është gjetur në qeli në gjendje pa vetëdije. Me veturën e shërbimeve të burgut M.D. është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku është konstatuar vdekja nga ana e mjekut. Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në mjekësinë ligjore”, njoftoi MPB.

Loading...