Rajon-Botë

LAJM I FUNDIT: Plagoset rëndë një shqiptar gjatë të shtënave me armë në Gjermani

urn-newsml-dpa-com-20090101-160727-99-836137-large-4-3

Gjatë të shtënave me armë zjarri, natën në të shtunë, në rrugën „Eisenbahnstrasse“ në Leipzig të Gjermanisë, është plagosur rëndë një person. Bëhet fjalë për një shqiptar 32-vjeçar, i cili është plagosur në bark, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane. Besojmë se plaga është vdekjeprurëse“, ka pohuar një zëdhënës i policisë, përcjellë „Shtegu.com“.
Të shtënat janë shkrepur gjatë një zënke në një restorant, në mes të disa personave. Pas arritjes së policisë, të gjithë pjesëmarrësit me përjashtim të plagosurit, janë arratisur nga vendi i ngjarjes.
Shkaku dhe motivi i të shtënave ende nuk dihen. „Jemi duke hetuar në të gjitha drejtimet“, kanë pohuar nga policia. Në këtë rrugë, gjithnjë e më shumë janë duke u shkaktuar zënka.

To Top