Lajm i keq për BDI-në: Anketat që e nxjerrën parti të parë, gjithmonë i kanë gabuar rezultatet (Video)

Instituti për hulumtimin e opinionit “Dimitrija Çupovski” dhe ai “M-Prospect” dje dolën me dy anketat veçanta lidhur me rejtingun e partive shqiptare në Maqedoni. Sipas këtyre anketave, BDI udhëheq bindshëm në kampin politik shqiptar, gjë që ka kthyer shpresat te militantët “integristë”, se partia e tyre do të mund t’i ikë zhbërjes, që thuhet se ka filluar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016.

Mirëpo ekspertët shqiptarë për hulumtim të opinionit thonë se gëzimi i militantëve “blu” është i hershëm. Ata me argumente dëshmojnë se edhe “Dimitrija Çupovski” edhe “M Prospect” tradicionalisht i huqin anketat te shqiptarët “Dimitrija Çupovski dihet se është e afërt me VMRO-DPMNE-në dhe me sigri i bën anketat ashtu si; i konvenojnë kësaj partie.

Kurse anketat e M-Prospect te shqiptarët nuk duhet as të merren seriozisht, sepse në të kaluarën ato jo që kanë gabuar vetëm përqindjen, por edhe radhitjen e partive, vlerëson eksperti Robert Nesimi, në intervistën e tij për Lajm TV.

 

 

Loading...