Shkëndija sot ka marrë një lajm të hidhur lidhur me lëndimin e sulmuesit Marjan Radeski. Rezonanca magnetike ka vërtetuar seriozitetin e lëndimit e ku sulmuesit të ri i kërcënohet një pushim i detyrueshëm prej gjashtë deri në nëntë muaj. Rezononca magnetike ka treguar se ai ka të këputur ligamentet e kryqëzuara të gjurit të djathtë dhe duhet të operohet. Radeski ishte lënduar në ndeshjen kundër TNS-së si mysafirë.

Loading...