Lajm i mirë nga Gjermania: Merkel paralajmëron uljen e taksave për automjetet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se do të ishte e gatshme të parashikonte një ulje të përgjithshme të taksave për automjetet për të zbutur konfliktin tregtar mes BE-së dhe SHBA-së, me kusht që të gjitha vende përkatëse të jenë të përfshira.

”Një negocim i tillë, për të cilin do të isha e gatshme, nuk mund të bëhet mes Bashkimit Europian dhe SHBA-së, por me të gjitha vendet me të cilat ne tregtojmë automjete”, theksoi për shtypin kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Merkel theksoi se duhet një qëndrim europian i përbashkët për këtë çështje, që është në proces.

Loading...