Sot për mua ishte nder dhe kënaqësi e veçantë pritja në zyrat e kompanisë sonë në Dyzeldorf dhe koha e këndshme që kaluam së bashku me delegacionin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, të kryesuar nga kryetari i Rrjetit z. Nazar Mehmeti. Anëtarët e tjerë të këtij delegacioni ishin, kryetari i Rrjetit për Europë z. Yll Blakaj, sekretari i përgjithshëm i Rrjetit z. Ismet Smajli, drejtori z. Naim Dedushaj si dhe nënkryetari për Finlandë z. Omer Nura. Gjatë kësaj vizite diskutuam së bashku duke shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve të përgjithshme të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare. Me këtë rast, si kryetar nderi i Rrjetit, mes tjerash e potencova dhe nevojën për hedhje hapash drejt projekteve konkrete që është përcaktim i yni për të cilin po bëhen përpjekje nga e gjithë struktura e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Loading...