Në Gjenevë është hapur ekspozita e piktores shumë të talentuar dhe të njohur nga Ferizaji, Lebibe Topalli. Ajo me mjeshtrinë e saj të pa shoq dhe me tematikë te adaptuar gati se enkas për qytetin e Gjenevs, ka bërë shqiptarët që jetojnë në këtë qytet të ndihen krenarë me të dhe pikturat e saja. Topalli është profesoreshë arti nga Komuna Ferizajt! Ekspozita do zgjasë deri me 28.Shkurt në galerinë e njohur të Gjenevës “Cité du Temps”. Ekspozita është e titulluar “The time” – “Le temps” (Koha).

AJo përbëhet nga tri tërësi: “The time”, “Don`t Stop My Time” & “Non-Stop”. Emërtimi “The time” i ekspozitës lidhet me një arsye të fortë, pasi që është koha ajo që kalon të gjitha dhe mbijeton përgjithmonë, shkruan albinfo.ch. Është koha ajo e cila ndjek besnikërinë e njeriut duke shkaktuar përherë paradokse. Dhe është zemra jonë sinonimi i tiktakut që mat kohën.

 

 

Loading...