Lajm i mirë për gjinekologët në Maqedoni

Fondi për sigurim shëndetësor, në pajtueshmëri me bisedimet dhe negociatat që u realizuan nga propozimet e Shoqatës së gjinekologëve privat të Maqedonisë, me qëllim të vlerësimit të punës së gjinekologëve amë dhe rritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore që ju ofrohen të siguruarave, në seancën e Bordit drejtues të Fondit që u zhvillua me datën 29.07.2018, u vendos:
1. Rritja e vlerësimit të pikës së kapitacionit të gjinekologëve amë nga 50,00 në 55,00 denarë/për çdo paciente që ka të përzgjedhur gjinekolog amë;

2. Rritja e kompenzimit financiar të gjinekologëve të përzgjedhur që udhëheqin rastet e lindjeve nëpër shtëpitë e shëndetit, ashtuqë në kohë të duhur të sigurohet kujdesi shëndetësor për gratë shtatzëne nëpër vendet ku mungon departamenti i gjinekologjisë dhe akusherisë në institucionet shëndetësore spitalore;

3. Për t’a avansuar statutin e gjinekologëve amë të kujdesit shëndetësor parësor dhe angazhimin më të madh të tyre për të rezultuar në uljen e nivelit të vdekshmërisë së foshnjëve dhe lehonave në Maqedoni, Fondi ka plotësuar Rregulloren për mënyrën e pagesës së shërbimeve shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor. Në këtë mënyë, për herë të parë bëhet vlerësimi i punës respektivisht shërbimeve shëndetësore që gjinekologët amë që ju ofrojnë grave shtatzëna. Kapitacioni bazë për veprimtarinë e gjinekologjisë për çdo femër shtatzëne me moshë mbi 12 vjeçe, do të llogaritet duke e shumëzuar me 2 pikë. Për pacientet e rëndomta që e kanë bërë përzgjedhjen e gjinekologut amë do të fitohet 1 pikë shtesë.

Kjo mënyrë e përllogarritjes së kapitacionit për gratë shtatzëne do të apliohet gjatë periudhës së shtatzënisë respektivisht deri në përfundimin e pushimit të lindjes por jo më shumë se 9 muaj.
Këto ndryshime do të hyn në fuqi nga data 01.09.2018
Me respekt, FSSHM

Loading...