Kylian Mbappe do t’i mungojë Paris Saint-Germain në dy sfidat e radhës në Champions League ndaj Real Madrid pas një dëmtimi, sipas raporteve.

Talenti francez është nxjerrë me barelë nga fusha pas përplasjes me portierin e Lyon Anthony Lopes të dielën.

 Mbappe laid motionless after the striker was clattered by the keeper

Dhe raportet nga ESPN në Spanjë pretendon se Mbappe ka dëmtuar kurrizin gjatë përplasjes dhe do t’i duhet të qëndrojë dy muaj larg fushave.

Mbappe dukej se kishte shumë dhimbje teksa qëndronte i shtrirë në tokë teksa shokët e ekipit iu afruan për ta ndihmuar.

Por mesa duket ka një konflikt raportesh për sa i përket dëmtimit të tij pasi nga Franca pretendojnë se nuk asgjë për t’u shqetësuar.

 Kylian Mbappe was involved in a incident earlier that left him bleeding from the head

19-vjeçari gjithashtu shprehet se është mirë nëpërmjet Twitter-it megjithëse do të bëjë teste të tjera të hënën.

Por nëse raportet janë të vërteta, do të ishte një goditje e rëndë për PSG, pasi do të thoshte se Mbappe do të mungonte në dy sfidat e rëndësishme ndaj Real Madrid.

Loading...