Sport

“Lajm” merr vesh:Përfaqësues të Milanit në Tetovë, ndoqën derbin Shkëndija-Vardar

20767822_1511237412232143_7480049094255091777_n

Shkëndija e ka fituar dje derbin kundër Vardarit 2-0 në stadiumin e qytetit në Tetovë, në hapje të sezonit të ri në ligën e parë të Maqedonisë.

Gazeta “Lajm” mëson se këtë ndeshje nga afër e kanë ndjekur edhe përfaqësues të Milanit të Italisë, rival i Shkëndijës në fazën “playoff” të Ligës së Europës. Italianët kanë qenë të pranishëm në tribunën qëndrore, duke mbajtur shënime për kundërshtarin në mënyrë që ta informojnë sa më mirë trajnerin e tyre Vincenco Montella.

Milan-Shkëndija takohen të enjten në San Siro me fillim prej orës 20:45 minuta./lajm

 

To Top