Lajm mëson: Edhe Blerim Xhemaili do të largohet nga kombëtarja e Zvicrës, ja pse

Pas largimit të Valon Behramit nga Kombëtarja e Zvicrës, edhe një futbollist me origjinë shqiptare do t’i thotë lamtumirë Zvicrës, mëson gazeta Lajm.

Sipas burimeve tona mirë të konfirmuara, Blerim Xhemaili është ai që do ti jap fund karrierës së tij si reprezentues i Zvicrës.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia pas disa ditësh pritet të del me vendimin e tij përfundimtar, ku do të falënderoj Kombëtaren e Zvicrës për respektin e treguar ndaj tij dhe për mundësinë e dhënë në afirmimin si lojtar.
Sic mëson Lajm, Blerimi Xhemaili ia kishte kumtuar dorëheqjen e tij trajnerit Petkovic që para fillimit të kampionatit botëror në Rusi, ku citohet ti ketë thënë se ndihet i lodhur nga udhëtimet e shpeshta dhe se dëshiroin t’i përkushtohet familjes.

Blerim Xhemaili është i lindur më 12 prill të vitit 1986.

Gjatë karrierës së tij si futbollistë ka luajtur për Zurich,  Bolton, Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa, Montreal dhe Bologna.

Për Zvicrën U21 ka luajtur katër vite nga sezoni 2004-2008, kurse në kombëtaren A është nga viti 2006. /lajm

Loading...