ShipkovicaNë fshatin Poroj është ndërprerë rruga rajonale Tetovë – Jazhincë, ndërsa si akse rrugore alternative shfrytëzohen: Tetovë – Trebosh – Xhepçisht dhe Zhelinë – Shemshevë – Jegunovcë – Tearcë, njoftoi sot në mëngjes Lidhja e Automoto e Maqedonisë.

Aksi rrugor Tetovë – ­Kodra e Diellit është pastruar dhe komunikacioni zhvillohet normal në të dy drejtimet. Pjesa e rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë, pranë fshatiti Dobroshtë është pastruar dhe në atë pjesë komunikacioni është normalizuar.

Për shkak të ujit të ardhur të lumit Vratniçka, tërësisht është dëmtuar ura, e cila i lidh fshatrat Orasht e Epërme dhe Nerashtë.

Loading...