Gazeta “Lajm” përmes drejtorit Fejzi Hajdari edhe sivjet ka qenë pjesë e spektatklit madhështor bamirës “Me Zemër” që u mbajt të premten në Tiranë. Në prezencë të shumë fytyrave publike në Shqipëri dhe kordi diplomatik, Sokol Guga, producent dhe regjisori i këtij spektaktli që mbahet nën përkujdesjen e zonjës së parë Odeta Nishani, ka zhvilluar një intervistë me drejtorin e gazetës “Lajm”. Pas spektaktli të Tiranë, “Lajm” në bashkëpunim me producentin Guga do të fillojë përgatitjet për organizimin e një megaspektakli të ngjashëm edhe në Shkup gjatë vitit 2016.

Në vazhdim ju sjellim intervistën e plotë.

Një miqësi 4 vjecare sëbashku, një mik besnik dhe një biznesmen i suksesshëm në Maqedoni. Cfarë është suksesi për ju Z. Hajdari?

Suksesin, unë nuk e quaj atë cfarë kam por atë cfarë jam dhe duke realizuar atë cfarë jam atëher mundësohet të njoh veten dhe të kontribuojë në kryerjen e misioneve të dobishme për veten dhe të tjerët, duke mbrojtur integritetin tim dhe duke ruajtur paqen dhe dashurinë ndaj njerëzve.

E bukur kjo shprehje: Eshtë më e rëndësishme të jesh se sa të kesh. Ju kush jeni Zoti Hajdari?

Kjo është një pyetje shumë filozofike dhe nëse doni të dini kush jemi të gjithë ne, jemi një qënje shpirtërore me experiencë njerëzore. Ajo cka është konstante nuk ndërron e cila është shpirti kurse ajo cka ndërron është eksperienca jonë.

Ju keni ardhur për një mision sot. Cili është ai?

Sokol, duke u frymezuar nga takimi që patëm sëbashku në Shkup muaj më parë, mora një vendim. Unë duhet të jap kontributin tim në këtë vend. Së bashku me një grup biznesmenësh shqiptar që jetojnë në Maqedoni ne do të dhurojmë shumë shpejt një shumë të madhe, të cilat do i japim për njerzit në nevojë. Sot, kam ardhur për të dhënë kontributin tim modest në edukimi i të gjithë fëmijëve të verbër jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, e shqiptar të Maqedonisë. Mos harrojmë që ky numër individësh është shumë i madh. Vetëm në Shqipëri numërohen rreth 11.000 të verbër. Ligji shqiptar, i jep mundësinë cdo fëmije të ndjek arsimin në vendin ku jeton. 10-tra familje ose fëmijë shkatrohen cdo ditë për të ardhur në Tiranë, në të vetimin institucion special për të verbrit në Shqipëri. Një traum sociale, e cila merr fund në këtë spektakël, ku unë marrë përsipër prodhimin e librave të bërë enkas për këtë kategorisi dhe edukimin duke dhuruar në të njëjtën kohë ngrohtësinë familjare të munguar nga ata. Si dhe sponsorizimin e programit shqip për këtë kateogori, pasi është në të gjitha gjuhët e botës dhe vetëm në shqip nuk ekziston.                                                                                                                                                Kompania Mediatike Lajm, me qendër në Shkup të Maqedonisë, i dhuron institutit Visum për integrimin e njerëzve të verbër, të gjithë infrastrukturën e përshtatshme kompjuterike, me qëllim ndërtimin e sistemit që do të mundësojë leximin e çdo libri në gjuhën shqipe dhe në gjuhën Braille, për 11.000 të verbër në Shqipëri e mijëra të tjerë në trevat shqipfolëse!                                                                      

Një gjest shumë fisnik dhe human nga ana juaj zoti Hajdari.

Sokol, ne të gjithë duhet të bëjmë dicka për shoqërinë, të gjithe i kemi mundësite. Nëse nuk duam të ndihmojmë, të paktën të mos bëjmë keq.

Në momentin e parë kur unë kam qënë në institutin e nxënësve që nuk shikojn, jam takuar me dy prindër që po ndaheshin nga vajza e tyre 6-vjecare. Cfarë ju shtyn të bëni bamirësi Zoti Hajdari. Eshtë një pyetje që kuriozon shumë njerëz…

S-Pyetja e fundit Zoti Hajdari: Sa i pasur jeni? (qesh)

Nuk jam i pasur por nuk më mbarohen.

S-Unë të falendroj shumë që të kisha në këtë natë të madhe. Më ke befasuar sonte. Jam krenar që të kam mik!

Faleminderit juve që më bëtë pjesë të kësaj nate, falenderojë Zonjën Nishani për mikpritjen në Presidencë, ju ftojë në rezidencen time në Shkup për një fundjavë. Faleminderit!

Loading...