Lajm TV në vendlindjen e Xherdan Shaqirit: Bashkëvendasit e tij rrëfejnë se sa i ka bërë krenarë ai (Video)

Edhe dy ditë pas triumfit historik të Kombëtares së Zvicrës kundër Serbisë në botërorin e Rusisë, tek bashkëvendasit e Xherdan Shaqirit në Zhegër të Gjilanit në Kosovë, ende ishin të pranishme emocionet e golave që ua kishin dhuruar Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Nëpër rrugën kryesore të fshatit ende qëndronin flamujt e shtetit helvetik, ku të fitohej përshtypja se jemi në ndonjë kanton të Zvicrës dhe jo në Kosovë.

Bashkëvendasit e Xherdan Shaqirit flasin me krenari për yllin e tyre dhe thonë se gëzim më të madh në jetën e tyre kanë përjetuar vetëm atëherë kur Nato kishte cliruar Kosovën.

Ndërsa, sipas kryetarit të këshillit lokal të Zhegrës dhe këshilltarit në komunën e Gjilanit, Shemsedin Elezi, Xherdan Shaqiri ka bërë në futboll të njëjtën sikur që komandanti Agim Ramadani kishte fituar serbët në Betejën e Kosharës në vitin 1999.

Zhegra dhe banorët e saj sportdashës dhe zemërgjerë janë të bindur se Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami do të vazhdojnë t’ju dhurojnë kënaqësi dhe emocione të reja në ndeshjet e ardhshme në të kampionatit botëror Rusi 2018.

Lajm TV në vendlindjen e Xherdan Shaqirit: Bashkëvendasit e tij tregojnë se sa i ka bërë krenarë ai (Video)

Lajm TV në vendlindjen e Xherdan Shaqirit: Bashkëvendasit e tij tregojnë se sa i ka bërë krenarë ai (Video)

Gepostet von Lajm TV am Dienstag, 26. Juni 2018

Loading...