Qeveria do të bëjë gjithçka nëpërmjet zgjidhjeve ligjore dhe ligjeve ekzistuese të vejë në dispozicion të gjitha dëshmitë që do të përdoren për rihapjen e proceseve të rasteve të persekutimit politik, tha zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, në konferencën “Si deri te drejtësia”. Ai shtoi se do të përpiqen për një rikonstruim të plotë të sistemit të drejtësisë.
Ndërkohë, deputeti, Pavle Bogoevski, tha se gjyqësori gëzon një nivel rekord të lartë të mosbesimit në Maqedoni.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë që ndodhi në 10 vitet e fundit në RM. Një presion i madh në gjyqësor dhe në zyrën e Prokurorisë Publike kontribuoi për të qenë këtu sot. Në periudhën e ardhshme do të përpiqemi që të zbatojmë rikonstruim të plotë të sistemit gjyqësor”,– theksoi zëvendësministri i drejtësisë, Oliver Ristovski.
“Ajo që duhet menduar është që t’i shfrytëzojmë mekanizmat ekzistues për kontroll dhe mbikëqyrje. Një nga një t’i forcojmë dhe më pas të veprojmë në drejtim të pavarësimit dhe funksionimit të tyre që të mundet më pas vetë sistemi t’i mënjanojë mangësitë e tanishme dhe të ardhshme”,– tha deputeti, Pavle Bogoevski.

Sllagjana Taseva nga “Transparency International” që ka analizuar 12 lëndë gjyqësore të proceduara në 10 vitet e kaluara, tha se gjatë analizave ka hasur në vendime joligjore të plotfuqishme.
Ndërkohë, kryetari i nderit i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave, Sllobodan Bogoevski, tha se për mbikëqyrjen e rasteve qeveria duhet themeluar trup të posaçëm.
“Gjykata edhe atëherë edhe tani në të gjitha këto lëndë nuk ka pasur dëshmi mbi bazën e së cilës ka miratuar vendime të tilla, siç i ka miratuar ose ka pasur të tjera dëshmi që nuk i ka marrë parasysh me qëllim, jo pse ka pasur bindje të gjykatësit, por sepse dikush ashtu i ka thënë se ashtu duhet të sillen në rastin konkret që këtyre njerëzve duhet t’u bëhet një dëm i tillë”,– theksoi Sllagjana Taseva nga “Transparency International”.
“Qeveria në përputhje me pozitën e saj kushtetuese dhe juridiksionit ligjor, të themelojë një trup të vogël, i cili do ta mbikëqyrë realizimin e të drejtave të viktimave nga regjimi i kaluar”,- u shpreh kryetari i nderit i KMD-së, Sllobodn Bogoevski.

Konferenca “Si deri te drejtësia” u organizua nga Komiteti për mbrojtjen e të drejtave, në të cilën anëtarë janë përfaqësues të më shumë proceseve të montuara.

Loading...