Hyrje | LAJME | Rajon - Botë | Në Bosnjë temperatura minus 23 gradë

Në Bosnjë temperatura minus 23 gradë

image

Në rajonin e Ballkanit sot në mëngjes janë matur temperatura në zero, ndërsa qytetet më të ftohta ishin Sarajeva dhe Lubjana, ku janë matur minus tetë gradë Celsius, njoftoi Tanjug. Në malin Kupres në Bosnjë e Hercegovinë sot në orën shtatë të mëngjesit është matur temperaturë prej minus 23 gradë. Në Zagreb, si dhe në Beograd janë matur minus gjashtë gradë Celsius, në Podgoricë plus dy gradë, përderisa në Shkup në mëngjes janë matur plus tre gradë. Në malet Jahorina dhe Bjellashica lartësia e borës është mbi 130 centimetra. Sipas meteorologëve gjatë tërë javës në rajon pritet mot me vranësira me shi, ndërsa në vendet më të larta malore reshje të borës, përderisa temperaturat në mesatare do të lëvizin prej zero deri në dy gradë Celsius.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst