Clinton në turne diplomatik në rajon për Iranin
Ajo ka shkuar në Gjirin Persik për të kërkuar mbështetjen arabe për sanksione më të ashpra ndaj Iranit.
Zonja Clinton e prezanton këtë qëndrim në Forumin vjetor në Katar, SHBA - Bota Islamike, përpara se të shkojë në Arabinë Saudite.
Këshilltarët kanë sugjeruar se sauditëve do t'u kërkohet që të sigurojnë Kinën se do të mbushin mungesat në furnizimet me naftë, nëse Pekini mbështet sanksione më të ashpra ndaj Iranit.
Mbështetje për sanksione
Në Katar zonja Clinton takohet edhe me kryeministrin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan për t'i kërkuar që Turqia t'i japë fund kundërshtimit ndaj sanksioneve.
Pjesë e turneut të saj është edhe angazhimi për të vepruar në mbështetje me fjalimin e madh për botën arabe, që presidenti Obama mbajti në Kajro vitin e kaluar.
Por qëllimi më specifik është për të kërkuar mbështetje për më shumë sanksione kundër ambicieve bërthamore të Iranit.
Kjo u bë e qartë nga një zyrtar i Departamentit të Shtetit, Jeffrey Feltman.
Duke folur për planin e zonjës Clinton ai tha se disa vende të Gjirit Persik do të kenë mundësi të përdorin influencën e tyre me partnerët tregtarë për të ushtruar presion ndaj Iranit.
"Arabia Saudite për shembull, ka një marrëdhënie shumë të rëndësishme tregtare me Kinën."
"Mendoj se keni parë, - nëse ndiqni lajmet, - që ka patur vizita të ndërsjellta mes Lindjes së Mesme dhe Kinës."
"Ne do të mund të presim që ata t'i përdorin këto vizita, t'i përdorin këto marrëdhënie, një një mënyrë që ndihmon në rritjen e presionit që Irani mund të ndjejë".
"Ne duam që Irani të llogaris se ku shtrihen interesat e tij, në një mënyrë që Irani të vijë në anën e respektimit të kërkesave ndërkombëtare lidhur me programin e tij bërthamor," tha zoti Feltman. /bbc/
- Greqia përballet me masa të reja financiare
- Jeremiç: Nuk do ta lejojmë humbjen e Kosovës
- Behrami: Spanja nuk është e pathyeshme
- Në vigjiljen e 100 vjetorit të Kongresit të dytë të Manastirit
- A e shqetëson Maqedoninë largimi i shqiptarëve pas liberalizimit të vizave?
- Maqedonia vs. Greqia
- Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve
- Përmes ngritjes së busteve, deri tek rejtingu partiak!
- KE paguan biletën hyrëse për anëtarësim
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (51)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (46)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (45)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)
- Partia e shtatë… ! (41)
- Përleshje në Radushë, vriten 4 shqiptarë (36)
- Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë? (36)
- Atdheu qe të ekzekuton (34)
- Veliu kalon deputet i pavarur? (32)
- Pa institucione paralele nuk ndalet likuidimi i figurave të kombit (28)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj