Poll: Estrada shqiptare
Cila është këngëtarja më e bukur ?
Hyrje | LAJME | Rajon - Botë | Tërmeti i fuqishëm godet Kilin

Tërmeti i fuqishëm godet Kilin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Një tërmet i fuqishëm pothuajse nëntë ballësh sipas shkallës Richer ka goditur Kilin.

Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në gjysëm shekulli.

Të paktën 78 persona kanë vdekur dhe ka patur dhe dridhje të fuqishme toke pas tërmetit.

Presidentja Michelle Bachelet, e shpalli zonën qendrore të vendit zonë katastrofe dhe u ka apeluar kijanëve që të ruajnë gjakftohtësinë.

Tërmeti ka gjeneruar dhe një cunami dhe janë bërë paralajmërime për gjithë rajonin e paqësorit nga Meksika, deri në Zelandën e re dhe Japoni.

Dridhje në Santiago

Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Concepcion dhe komunikimi me të ishte i vështirë për disa orë.

Imazhet e para televizive nga qyteti tregojnë ndërtesa të rrënuara dhe rrugë të shkatërruara.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në rajon, por ende nuk dihet shkalla e dëmit të shkaktuar prej tij.

Një numër viktiamsh janë njoftuar dhe nga zonat e tjera të Kilit.

Ndërtesa të rrëzuara ka patur dhe në dhe përreth kryeqytetit, Santiago ku u ndjenë dridhje të fuqishme deri për 30 sekonda.

Banorë të kryeqytetit, Santiago, mbi 300 km larg nga epiqendra thanë se tronditjet i kishin zgjuar nga gjumi.

Tërmeti u ndje dhe në zonën e Andeve në Argjentinë.

Viktima

Presidentja Michele Bachelet udhëtoi shkoi menjëherë në një qendër emergjence në kryeqytet, ku po koordinohen operacionet e shpëtimit për të mësuar se sa të rëdna ishin pasojat e tërmetit.

Znj. Bachelet bëri thirrje për të ruajtur gjakftohtësinë dhe konfirmoi se kishte njoftime për viktima. Ajo tha se numri i tyre mund të rritej.

Ajo tha se autoritetet ishin duke punuar për të mësuar se si ishte prekur rajoni nga tërmeti- cila ishte gjendja e rrugëve, spitaleve dhe numrin e viktimave dhe të lënduarve.

Paralajmërim për cunami

Shërbimi gjeologjik amaerikan tha se epiqendra e tërmetit ishte në thellësi rreth 35 km nën sipërfaqen e tokës.

Është lëshuar një paralajmërim për cunami për Kilin, Ekuadorin, Kolumbinë dhe Panamanë.

Tërmeti më i fuqishëm i shekullit të njëzetë, 9.5 ballësh e goditi Kilin në vitin 1960 dhe la 6 mijë të vrarë.

Ai shkaktoi dallgë gjigande mijëra km larg nga vendi.

Vetëm vitin e shkuar, vendi u godit nga dy tërmete të fuqshme. /bbc/

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst