Poll: Estrada shqiptare
Cila është këngëtarja më e bukur ?
Hyrje | LAJME | Rajon - Botë | Raportet SHBA–Turqi në rrezik, tërhiqet ambasadori turk

Raportet SHBA–Turqi në rrezik, tërhiqet ambasadori turk

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Turqia, anëtare e NATO-s, e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara për konsultime, pas votimit në Komitetin e Kongresit amerikan, që vrasjet masive të armenëve nga Perandoria Otomane i vlerëson si gjenocid.
Në një kumtesë, kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha poashtu se ishte seriozisht i shqetësuar se rezoluta jo obliguese mund t’i dëmtoj lidhjet turko – amerikane dhe përpjekjet që Turqia myslimane dhe Armenia e Krishterë t’i lënë pas armiqësitë shekullore.
Votimin në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, Armenia e ka përshkruar si nxitje për të drejtat e njeriut.
Rezoluta ende duhet të kaloj në Dhomën Përfaqësuese për miratim. Miratimi i saj nuk duket i sigurt.
Turqia e pranon se shumë armenë të krishterë janë vrarë nga Turqit Otomanë, por nuk pranon se janë vrarë afro 1,5 milion dhe e kundërshton se ky ishte gjenocid. /rel/

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

ilaz në 08/03/2010 23:49:33
avatar
levizje tektonike.turqia ne prag te ftohjes se partneritetit me shba.turqia akuzohet per gjenocid ndaj armeneve qe qenka '' ushtruar nga viti 1915 deri me 1923, ne fund te perandoris osmane deri ne fillim te shtetit modern turk.si person kam simpati ndaj dy shteteve te fuqishme,pas shembjes se perandoris osmane e ter e keqja u perplas me se shumti ne ballkan,humbes dolen shqiptaret dhe boshnjaket.a thu ato qe ndodhen mbi kurriz te shqiptareve sishin gjenocid,ku smbet qytet ne kemb a po fshat , ku krahina te ballkanit u shfarosen nga dora e hekurt e rusis cariste dhe europes .pse heshtet edhe gjenocidi ne ballkan pas shembjes se perandoris osmane, ku ky gjenocid nuk pushoi dhe e kishim gjenocidin me te ri a te te bosnes, ku mezi e pranojn se eshte kry gjenocid.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst