Fillon festa për pavarësinë e Kosovës
Në të gjitha qytetet e Kosovës nga sot kanë filluar festimet për 5-vjetorin e pavarësisë. Aktivitetet kanë nisur me dekorimin e rrugëve dhe shesheve, ndërsa në të gjitha shkollat fillore dhe mesme të vendit ora e parë e mësimit i është dedikuar ditës së pavarësisë. Ndërkohë, në orën 12:00, Universiteti i Prishtinës organizoi një akademi solemne që ndërlidhet edhe me 43-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.
Flamuri i Kosovës dhe Flamuri Kombëtar, së bashku me flamujt e shteteve mike ka zënë vend qendror në stolisjen e kryeqytetit në prag të pesëvjetorit të Pavarësisë. Po këta flamuj dhe billborde me të cilët urohen qytetarët kanë mbushur rrugët “Agim Ramadani dhe “Eçrem Çabej”. Ndërkohë, Sheshi “Nënë Tereza” është ngjyrosur verdhë e kaltër dhe dekoruar me simbole të shtetit të Kosovës. Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat fillore dh të mesme të vendit tonë i është kushtuar sot ditës së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Mësuesit dhe arsmitarët kanë folur para nxënësve të tyre për shpalljen nga Kuvendii Kosovës të deklaratës së pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008. Disa prejt tyre ishin fare të vegjël atëherë dhe nuk mbjanë mend gjë nga ajo ditë. E megjithatë, ata kanë recituar e kënduar sot në programet e e organizuara nga shkollat e tyre.
Ndërsa, në sallën e kuqe të Universitetit të Prishtinës u mbajt akademia solemne për nder të ditës së pavarësisë dhe 43 vjetorit të themelimit të UP-së. Aktivitete kulturore do të ketë edhe nesër. Do të bëhen homazhe në Prekaz, Klinë, e Glloxhan pastaj pranë varrit të presidentit Rugova dhe shtatores së heroit të kombit Zahir Pajazitit. Ndërkaq, në orën 18:00, do të mbahet akademi solemne ku do të jenë të pranishëm mysafirë vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe një koncert nga Filhamornia e Kosovës. Më 17 shkurt, në orën 12:00, do të fillojë parada e parakalimit të trupave të FSK-ës dhe Policisë së Kosovës. Në orën 15:00, Kuvendi i Kosovës mbanë seancë solemne dhe, në orën 20:00, do të jetë koncerti përmbyllës, në qendër të Prishtinës.
(RTK)



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj