Hyrje | LAJME | Kosovë | Serbia pretendon prona në Kosovë me vlerë 220 miliardë dollarë

Serbia pretendon prona në Kosovë me vlerë 220 miliardë dollarë

image

Sipas dokumentacionit ekzistues, prona që pretendon Serbia në Kosovë vlen mbi 220 miliardë dollarë. Siç shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, e afërt me pushtetin, vetëm pasuria e serbëve të ndjekur, siç i quan kjo gazetë serbët që janë larguar vetë nga Kosova, kalon vlerën e katër miliardë dollarëve. Përveç 580 mijë hektarëve të tokës bujqësore, pyjore e për ndërtime, që është në pronësi të shtetit të Serbisë, ajo është edhe pronare e 1,4 milion metrave katrorë të lokaleve zyrtare, 145 mijë metrave katrorë të ndërtesave afariste dhe 25.999 metrave katrorë  banesa. Të gjitha këto, shkruan  kjo gazetë, ndodhen në shënjestër të shitjes së kundërligjshme. 

Me mija hektarë të tokës së pëlleshme të Kosovës, pronë e subjekteve ekonomike serbe, përmes privatizimit ilegal nga Agjencia Kosovare e Privatizimit po u shiten “pronarëve” të rinj (siç i fut në thonjëza këta “Novosti”) – shqiptarëve. 

Shefi i Grupit për gjyqësi në Zyrën për Kosovën (të Qeverisë së Serbisë), Igor Popoviq,  citohet nga “V.Novosti” të ketë thënë se tjetërsimi i pronës së ndërmarrjeve serbe, përkatësisht aksionarëve, gjatë vitit të fundit po zhvillohet i përshpejtuar. “Qëllim është shkatërrimi i pozitës ekonomike, por edhe hapësinore e Bashkësisë së ardhshme të komunave serbe”, citon kjo gazetë Popoviqin.  


Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

EKREM ISEINI në 13/06/2013 14:15:29
avatar
serbija le te kthej TOKAT DHE PRONAT E GJYSHERVE DHE STERGJYSHERVE SHQIPTAR DERI NE ALEKSINAC TE SERBIS,POASHTU KHTENJA EDHE QYTETIN E BARDHIT(BEOGRADIN )E SOTCEM SEPSE NUK KA QEN I JUAJI POR E KENI UZURPUAR NGA ILIRET DHE TRAKASIT ME ARDHJEN TUAJ NGA KARPATET E RUSISE.MOS FLASIM PER VJEDHJEN KLASIKE TE KOSOVES GJAT KOHES SE SERBOSLAVIS PER TREPCEN DHE EKSPLATIMIN TOTAL TE SHQIPTAREVE ,PER DEMET E LUFTES DHE GENOCIDIN QE KENI SHKATRUR MBI 600 FSHATRA NE DRENIC DHE TERE KOSOVEN,VRASJEN E MBI 23000 SHQIPTAREVE,DHUNIMET,MALTRETIMET,TRAUMAT TE FAMILJAREVE TE EGZODIT MBI 1.500.000 SHQIPTAREVE.PRANDAJ SERBET DHE SHTETI SERB DUHET TE PRGJIGJE NE GJYKATEN E HAGES PER DEME LUFTE DHE GJENOCID SIKUR GJERMANIJA NACISTE NE LUFTEN E DYT BOTERORE.PRA NUK JAN DEMET 220 MIL.EURO QE I LIP SERBIJA,POR BORXHI NDAJ KOSOVES ESHTE 220 TRILJARD EURO QE DUHET TE PAGUHET KOSOVES,NESE KA NDONJE CMIM QE MUND TE PAGUHET GJENOCIDI DHE RRENIMI NE KOSOVE E MENDOJ SE NUK NUMRA NE MATEMATIK PER PAGESEN DHE TE KEQEN QE KA BERE SERBIJA PER NJE SHEKULL.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: