Hyrje | LAJME | Kosovë | Bresealc: Theret me thikë, në arrati Burim Shurdhani

Bresealc: Theret me thikë, në arrati Burim Shurdhani

image

Në restorantin “Rolex” në Bresalc ka ndodhur një mosmarrëveshje, me ç’rast lëndime të rënda trupore nga goditjet e thikës ka pësuar Armend Agaj (1981) nga Gjilani, derisa i dyshuari Burim Shurdhani ndodhet ende në arrati, tha për rajonipress Avni Oruçi shef i sektorit të hetimeve regjionale në Gjilan.

Policia e Kosovës në raportin e saj zyrtarë ka njoftuar se një i dyshuar mashkull shqiptar pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e goditur disa herë me thikë viktimën mashkull shqiptar.  

Viktima sipas policisë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. I kontaktuar nga rajonipress Avni Oruqi shef i sektorit të hetimeve regjionale tha se mosmarrëveshja ka ndodhur në restorant “Rolex” në Bresalc.  Sipas Oruqit viktima që është goditur me thikë quhet Armend Agaj (1981) nga Gjilani derisa i dyshuari Burim Shurdhani (1981) i cili ende ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga policia. 

 

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: