Kosova, vend transit i drogës
Departamenti amerikan i Shtetit nxori raportin vjetor për strategjinë ndërkombëtare kundër drogave. Raporti thotë se edhe pse Kosova është kryesisht një vend transiti për drogën afgane me destinacion Evropën, evidenca të pakta nga Policia e Kosovës sugjerojnë rritje të tregut të brendshëm të drogave.
Kosova përballet me sfida në betejën kundër trafikut të narkotikëve, meqenëse kufijtë e saj janë porozë dhe në mesin e policisë kufitare dhe doganës ka elementë të korruptuar, thuhet në raportin e DASH-it, të publikuar të hënën.
Raporti thotë se Kosova ka bërë përparim të kufizuar në nismat kundër drogave gjatë vitit 2009. Policia e Kosovës vazhdon përpjekjet në luftën kundër tregtisë së drogës por përballet me burime të kufizuara dhe nuk ka përparësi të madhe nga dega e anti-drogës, thotë raporti.
Informatat në konsumimin e brendshëm të drogave janë grumbulluar nga UNICEF-i dhe organizata joqeveritare “Labyrith”. Nuk ka përllogaritje të sakta mbi numrin e përdoruesve të drogës, por UNICEF-i thotë se mund të jenë rreth 20 mijë, shumica përdorues të heroinës, megjithëse duket se kokaina po njeh popullaritet.
Raporti thekson se anti-droga nuk ka përparësi kryesore për qeverinë e Kosovës. Ndërkohë që nuk ka fakte për korrupsion të sistemit në Policinë e Kosovës apo doganë, ka njoftime për korrupsion individual, të cilin zyrtarët po përpiqen ta trajtojnë.
Siç vë në dukje raporti, nuk ka njoftime që lenë të kuptosh se qeveria e Kosovës apo zyrtarët e saj të lartë inkurajojnë apo lehtësojnë prodhimin apo shpërndarjen a paligjshme të drogave apo substancave të tjera narkotike, apo nëse pastrojnë përfitimet nga shitja e drogës.
Të dhënat rreth drogës që futet në atë vend janë të dobëta ndërkohë që nuk ka fare të dhënat rreth drogës që del nga Kosova. Disa vite më parë, shumica e trafikut të drogës vinte nga Maqedonia por tani vjen nga Shqipëria. /VoA/
- Greqia përballet me masa të reja financiare
- Jeremiç: Nuk do ta lejojmë humbjen e Kosovës
- Behrami: Spanja nuk është e pathyeshme
- Në vigjiljen e 100 vjetorit të Kongresit të dytë të Manastirit
- A e shqetëson Maqedoninë largimi i shqiptarëve pas liberalizimit të vizave?
- Maqedonia vs. Greqia
- Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve
- Përmes ngritjes së busteve, deri tek rejtingu partiak!
- KE paguan biletën hyrëse për anëtarësim
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (51)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (46)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (45)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)
- Partia e shtatë… ! (41)
- Përleshje në Radushë, vriten 4 shqiptarë (36)
- Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë? (36)
- Atdheu qe të ekzekuton (34)
- Veliu kalon deputet i pavarur? (32)
- Pa institucione paralele nuk ndalet likuidimi i figurave të kombit (28)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj