Poll: Dashuria në 'estradë'
Cili është çifti më simpatik?
Hyrje | LAJME | Kosovë | Zvicër, Serbi plagosë kosovarin

Zvicër, Serbi plagosë kosovarin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në një zonë industriale në Regensdorf të Zvicrës, të hënën pasdite është shkaktuar një zënkë ndërmjet një kosovari 31 vjeçar dhe serbit 38 vjeçar, bëjnë të ditura mediat zvicerane. Nga komunikata e Policisë kantonale të Zürichut mësohet se pas zënkës së shkurtër, serbi ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të kosovarit, duke e qëlluar atë në qafë. Kosovari i plagosur ka arritur që të shkojë deri te spitali më i afërt, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Nga ana tjetër, pas veprës së kryer, serbi i është dorëzuar policisë zvicerane. Motivi i zënkës dhe rrjedha e saktë e ngjarjes ende nuk dihen. Ndaj shtetasit serb është ngritur kallëzim penal.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Haxhi Kuçi në 17/04/2010 22:12:45
avatar
Kan qen shok te punes dhe ishin perla per shkak te kosoves se pavarur.Serbi i kishte thene se kosova eshte e serbise,ndersa shqiptari ja ka mate duke i thene se qe brrylin e keni kosoven dhe serbi e ka nxerr revolverin dhe ne fyt e ka qellue,por per fate te mire shqiptari eshte gjalle.Kalon edhe kjo e shyqyr qe nuk jan rrok shqiptaret mes vedi se hakmarrja ish ba menihere,e me serb hajte lene se eshte qeshtja e kosoves halla pa zgjedhure,dhe duhet me durue shqiptari se burra jan shqiptaret din me ua fal serbeve ne çdo kohe .
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst