Hyrje | LAJME | Kosovë | Hashim Thaçi, frikë nga ndikimi i Sali Berishës

Hashim Thaçi, frikë nga ndikimi i Sali Berishës

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Vizita dhe ndikimi politik i Sali Berishës në Kosovës e kishin brengosur kryeministrin Hashim Thaçi, verën e vitit 2009, pak muaj para zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit.
Në një bisedë private me zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Thaçi ishte shprehur i brengosur nga përzierja e politikës së Shqipërisë në Kosovë, që sipas tij po e bën kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Kështu thuhet në një kabllo ende të pabotuar diplomatike të Wikileaksit, që është dërguar nga ambasada amerikane në State Departament dhe një kopje të së cilës e posedon Koha Ditore.

Në një bisedë private menjëherë pas takimit, Thaçi i tha të ngarkuarit se ishte i brengosur nga përzierja e Sali Berishës në politikën e Kosovës. Takimi i Thaçit me zyrtarin amerikan kishte ndodhur disa ditë pas pritjes që Sali Berisha i kishte bërë Ramush Haradinajt në Tiranë, me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas kabllos diplomatike, Thaçi kishte përmendur se Berisha planifikonte një vizitë ta realizonte në vjeshtë dhe se ai do ta mirëpriste një vizitë nga Berisha në Kosovë, mirëpo nuk kishte dëshirë ta shihte atë duke bërë fushatë për Lidhjen Demokratike të Kosovës apo AAK.

Për më tepër Thaçi ishte shprehur se përzierja e politikës nga Shqipëria në Kosovë paraqiste kërcënim për Kosovën, ndërsa ka kërkuar ndërhyrje te amerikanët duke theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe jo krahinë e Shqipërisë. Ai po ashtu kërkoi nga SHBA qe Berisha te përmbahet nga deklarimet apo veprimet qe ngrisin frike në rajon nga pan-shqiptarizmi.

Në komentet që përmbyllin kabllon diplomatike, i ngarkuari me punë Murphy shton se “pajtohet që përfshirja e politikanëve nga Shqipëria dhe nga Kosova në garat jashtë vendeve të tyre është problematike dhe nuk ndihmon. “Edhe pse dyshojmë që nëse Berisha do të përqafonte PDK-në, Thaçi do të kishte më pak brenga për kërcënimin nga politika panshqiptare për Kosovën dhe rajonin, ne poashtu besojmë se do të mund të ishte e dobishme t’i përkujtojmë bashkëbiseduesit tanë në rajon për dëmin potencial që manovrat e tyre afatshkurtra politike të përbashkëta”, thuhet në komentet e fundit të kabllos diplomatike. /Telegrafi/

 

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Mala në 12/07/2011 12:13:31
avatar
Po Hashimi, nuk ka asnje arsye as te frigohet nga ai maloku barbar, e as te lakmoj send ne ate person aq antinjerezor e antishqiptar, Shihet si dhe ku e solliShqiperine. Hashimi eshte djal trim. luftonte kur salo kthente b... miloshit dhe i mbante goglat miqeve te ti, si dhender besnik. Hashimi e di se ku deshiron me shkua shqiptaret, ku e solli Koosven e pavarur, kur salo me disa tjere, trishtoheshin per veprimet ushtarake te
Thumbs Up Thumbs Down
0
Tradetaret në 12/07/2011 11:17:46
avatar
Thaci ka frike kur te behet Shqiperia etnike nuk de mund te jete mo kryminister dhe nuk mund te vjedhi pare!
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0