Kadare fiton çmimin “Princi i Asturias për letërsinë"
Spanjë – Shkrimtari i njohur shqiptar u nderua me çmimin prestigjoz në një ceremoni solemne të zhvilluar në teatrin “Campoamor” të Oviedos.
Në një atmosferë festive qindra qytetarë spanjollë përshëndetën hyrjen në teatër të personaliteteve më të mëdha të Spanjës si dhe të botës së artit e të kulturës nga shumë vende të botës.
Fitues i çmimit "Man Booker International Prize" në vitin 2005, çmimi më prestigjoz në botën anglishtfolëse, Kadare, 73 vjeç, kandidat i çmimit “Nobel” në letërsi, i nderuar më 24 qershor të këtij viti me “Çmimin e madh spanjoll”, ndodhet në Ovideo së bashku me familjen e tij, ndërsa ka qenë i pranishëm në një seri aktivitetesh të organizuar në vigjilje të këtij çmimi.
Gjithsej 31 kandidatura nga 25 vende të botës konkurruan për këtë çmim që fondacioni "Prince of Asturias" ua akordon "atyre personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë".
Dhënia e çmimit shkrimtarit shqiptar, i përkthyer në të paktën 40 gjuhë të botës, u shoqërua me jehonë sidomos nga shtypin spanjoll. Gazeta e njohur "El Mundo" njoftonte atë ditë se kandidati shqiptar për çmimin "Nobel" e fitoi garën mes shkrimtarëve të përmasave të tilla si Milan Kundera, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës që jetojmë, italianit Antonio Cabucchi, holandazit Cees Nooteboom, autorë këta të njohur të brezit të Kadaresë.
Kjo gazetë e cilësonte Kadarenë si një shkrimtar, i cili filloi të fitojë famën e tij me romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" në vitin 1963, roman me të cilin "Kadare arriti njohje brenda dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë dhe që sot materializohet me një nga çmimet më të rëndësishme në qarqet letrare të botës".
"Kadare është një studiues i madh i traditës shqiptare dhe i këtij vendi Ballkanik", shkruante "El Mundo", duke cituar se veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës. “Princi i Asturias” , së bashku me çmimin “Nobel”, është mirënjohja më prestigjoze për meritat e atyre burrave e grave që kanë kontribuar në progresin e njerëzimit.
Gjithashtu Kadare mori urimet dhe vlerësimet më të mira nga personalitetet më të larta të Mbretërisë së Spanjës, më 24 qershor të këtij viti. Mbreti Juan Carlos dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës, Kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe Felipe, Princi i Asturias, emrin e të cilit mban dhe ky çmim i dërguan shkrimtarit shqiptar urimet e tyre përmes një letre ku i shprehnin dhe vlerësimet e tyre mbi veprën e tij, për të cilën fitoi dhe çmimin.
Çmimet “Prínci i Asturias” u krijuan në vitin 1981, për punën shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humane të realizuar nga persona, grupe pune apo institucione në arenën ndërkombëtare. Secili prej këtyre çmimeve përfshin një shpërblim prej 50 mijë euro, skulpturën e krijuar dhe dhuruar për këtë qëllim nga Joan Miró, një diplomë dhe një emblemë akredituese.
Vitin e kaluar, fituesja e çmimit “Princi i Asturias për Letërsinë” ishte kanadezja Margaret Atëod, të cilën juria e nderoi për veprën e saj të shkëlqyer, sidomos në mbrojtjen e dinjitetit të grave./start/
- Greqia përballet me masa të reja financiare
- Jeremiç: Nuk do ta lejojmë humbjen e Kosovës
- Behrami: Spanja nuk është e pathyeshme
- Në vigjiljen e 100 vjetorit të Kongresit të dytë të Manastirit
- A e shqetëson Maqedoninë largimi i shqiptarëve pas liberalizimit të vizave?
- Maqedonia vs. Greqia
- Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve
- Përmes ngritjes së busteve, deri tek rejtingu partiak!
- KE paguan biletën hyrëse për anëtarësim
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (51)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (46)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (45)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)
- Partia e shtatë… ! (41)
- Përleshje në Radushë, vriten 4 shqiptarë (36)
- Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë? (36)
- Atdheu qe të ekzekuton (34)
- Veliu kalon deputet i pavarur? (32)
- Pa institucione paralele nuk ndalet likuidimi i figurave të kombit (28)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj