"Nusja" nga Kosova e traditës mijëvjeçare prezantohet në Venecia
Kjo traditë është e vjetër më shumë se 1000 vite, siç e shpjeguan banorët e Donje Ljubinje, ku u realizua fotografia.
"The Bride", fotografi e cila portretizon traditën mijëvjeçare të nuseve tradicionale përfaqësoi Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare Smart Cities & Hybrid Identities në Venecia, Itali.
"The Bride" është fotografi artistike e realizuar nga fotografja Nita Zeqiri në rajonin e Prizrenit, ku dita-ditës po zhduket tradita e dasmave tradicionale, përkatësisht përgaditja e nuseve me ngjyrosje tradicionale të fytyrës.
Kjo traditë është e vjetër më shumë se 1000 vite, siç e shpjeguan banorët e Donje Ljubinje, ku u realizua fotografia.
Sipas një njoftimi rreth prezantimit të fotografisë, pjesëmarrja në këtë ekspozitë është mirëpritur nga kuratorët dhe organizatorët dhe shënon edhe një sukses të ri drejt promovimit të traditave të Kosovës nga fotografja Nita Zeqiri.



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj