Hyrje | LAJME | Kulturë | Vajza nga Uskana dhe Shkodran Tolaj, fitues të festivalit “Ylberi”

Vajza nga Uskana dhe Shkodran Tolaj, fitues të festivalit “Ylberi”

image

Juria e përbërë nga personalitete të muzikës nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia ia ndanë çmim të parë të “ylberit” solisten nga Kërçova Hajrije Ademi . Kënga “Vajza nga Uskana” erdhi në skenën e festivalit Ylberi si dedikim i vajzës 12 vjeçare  për qytetin e saj, shkruar dhe komponuar nga dyshja artistike Shkodran Tolaj dhe Burim Krasniqi. Ky është suksesi i radhës pas këngës së suksesshme “Shqipet e Uskanës” që u shndërrua në himn të fitores së Kërçovës.

Çmimi i Hajrie Ademit gëzoi pamasë shkollën “Rexhë Rushit Zajazi” andaj të hënën shkolla, arsimtarët,nxënësit me prezencë dhe të personaliteteve të tjera dhe mediave lokale i organizuan asaj një pritje ku autori i tekstit dhe melodisë Shkodran Tolaj u shpreh se: Hajrie Ademi dëshmoi që shqipet e Uskanës nuk dinë vetëm të fluturojnë po dhe të këndojnë dhe triumfojnë. Për tenorin Tolaj, ky sukses i vajzës 12 vjeçare është sukses i Kërçovës sepse jo vetëm që iu shtua një këngë e bukur qytetit, por iu shtua dhe një emër që bëri hapin e parë jashtë Kërçovë.

Ndërsa, binekët Joni dhe Janina nga Shkupi kanë fituar Çmimin e publikut për këngën “Këngët e Shqipes”.

Festivali “Ylberi” u mbajt më 18 maj.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: