Edhe shqiptarët e Maqedonisë në bllokada me “Vetëvendosjen”
Aksionit kundër hyrjes së prodhimeve serbe në Kosovë të organizuar nga “Vetëvendosja” do ti bashkëngjitet edhe organizata joqeveritare “Ilirikul Liberta” nga Maqedonia. “Ilirikum Liberata e mbështet fuqishëm aksionin dhe do të marrë pjesë aktive në bllokadat e organizuara nga Vetëvendosja. Ne i përkrahim këto protesta dhe i shohim sit ë drejta masat që po ndërmerr vetëvendosja”, tha për “Lajm” kryetari organizatës “Ilirikum Liberta”, Valon Kurtishi.
Kryetari i “Vetvendosjes”, Albin Kurti të mërkurën ishte në Tiranë, ku dhe bëri të ditur se aksioni do të nisë më 14 janar, ora 13:00 dhe nisja do të bëhet nga Merdara dhe “Dheu i Bardhë”. Sipas Kurtit aksioni nuk është kundër popullit, por kundër politikës së Serbisë. Kurti theksoi se përderisa mallrat kosovare nuk eksportohen në shtetin serb, as ato serbe nuk duhet të hyjnë në Kosovë.
“Më 14 janar do të bllokojmë të gjitha pikat kufitare që na lidhin me Serbinë. Bëhet fjalë për një aksion, protestë ku policia duhet të jetë në krah të qytetarit të Kosovës”.
Albin Kurti ftoi të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në këtë aksion të “Vetëvendosjes”.
“Aksioni nuk ka të bëjë vetëm me kosovarët, por me shqiptarët, kudo ata janë. Të hidhemi në mbrojtje të Republikës së Kosovës, të prodhimeve të vendit tonë. Ftojmë shqiptarët të marrin pjesë. Kam mësuar se nga qytete të Shqipërisë ka organizime lidhur me këtë aksion”, u shpreh Kurti.
Një numër i madh i qytetarëve të Shqipërisë i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të “Vetëvendosjes” dhe më 14 janar ata së bashku me qytetarët e Kosovës do të marrin pjesë në bllokimin e të gjitha pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj