Diplomat e Kosovës tetë muaj të "ngrira"
Personat të cilët kanë kryer fakultetin në Universitetet e Kosovës, ende presin që diplomat e tyre të nostrifikohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), në Maqedoni. Ata ankohen se tani më tetë muaj dokumentet e tyre qëndrojnë në zyret e MASH-it duke u pritur që të nostrifikohen, por kjo gjë asesi të ndodh. “Para më shumë se tetë muaj kam dorëzuar diplomën time që ta nostrifikojë MASH-i por ende nuk kam asnjë përgjigje, ende jemi në pritje unë dhe shumë të tjerë të cilët kanë dorëzuar dokumentet në këtë dikaster”, tha Arsim Sinani. Ai shtoi se ky problem duhet të zgjidhet sa më shpejtë. Si duket problemi është se Kosova nuk ka vulë apostile, të cilën Maqedonia e kërkon për nostrifikim. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), në Kosovë , thonë se puna është e kryer tani pritet vetëm edhe Maqedonia të përfundojë këtë proces. “Ne i kemi plotësuar ato kërkesa që i ka kërkuar Maqedonia dhe shtetet tjera për t’i nostrifikuar diplomat e shtetit tonë dhe tani kemi informacion se kjo çështje është në zgjidhje e sipër, ku Maqedonia është ende duke e zgjidhur këtë proces”, tha këshilltari i ministrit të arsimit në Kosovë, Nuri Bexheti. Nga MASH në Maqedoni thonë se kjo çështje është ende në procedurë dhe se së shpejti pritet që të zgjidhet kjo çështje. “Ende është duke vazhduar procesi i zgjidhjes së këtij problemi mes Kosovës dhe Maqedonisë, respektivisht mes dikastereve përkatëse”, tha Safet Neziri, zëvendës ministër i arsimit në Maqedoni. Ndërkaq ata persona të cilët kanë kryer shkollimin në Kosovë, ende janë në pritje të nostrifikimit të dokumenteve, proces ky i cili po zgjat tani më tetë muaj dhe dokumentet e tyre gjenden ende në hapësirat e MASH-it, nga i cili institucion shpresojnë që ky problem do të zgjidhet së shpejti.
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj