Hyrje | LAJME | Maqedoni | Amerika e merr mbi supe barrën e emrit

Amerika e merr mbi supe barrën e emrit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Çështja e emrit dhe pesimizmi i hapur i kryeministrit Nikolla Gruevski për moszgjidhjen e kësaj çështjeje deri në Samitin e Çikagos, kanë shqetësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ditë pas deklaratave pesimiste të Kryeministrit Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Pol Volers u takua me liderin e bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, i cili bashkë me partinë e tij gjatë gjithë kohës janë shprehur optimist në lidhje me euro-integrimet. Ndërkaq pas një jave pritet që të vizitojë Maqedoninë zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-ve, Philip Reeker. Ai vjen në Shkup pas vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd.

Analistët kanë qëndrime të ndara rreth vizitës së Reeker-it në Shkup. Në ndërkohë që analisti Ismet Ramadani vlerëson se Reeker do t’i jap një porosi të qartë kryeministrit Nikolla Gruevski, analisti Sasho Ordanovski thotë se vizita e Reekerit në Shkup është një vizitë kalimthi pa prapavijë politike.

“Ish ambasadori Reeker, I cili tani ka një pozicion shumë të lartë do ti sjellë edhe një porosi kryeministrit që do të jetë në stilin amerikan, pak më direkte dhe nëse edhe pas kësaj nuk ndërmeret diçka konkrete atëherë pasojat i pari do ti ndjejë kryeministri dhe partia e tij. Në një mënyrë do të jemi dëshmitarë të një pakënaqësie të madhe”, thotë Ramadani. Ndërkaq, sipas Ordanovskiot, Amerika ka kohë që i ka kuptuar qëndrimet e kryeministrit Gruevski dhe vizita e Reeker-it më tepër është kalimtare. “Reeker vjen për vizitë në Kosovë dhe për të parë kampionatin e hendbollit. Mëqë është në afërsi, sigurisht do të kalojë edhe në Maqedoni”, thotë ai.

Ndërkaq, nga ambasada amerikane në Shkup sqarojnë se të martën do të bëjnë publike agjendën e zëvendës-ndihmës sekretarit për Evropë dhe Evroazi. Jozyrtarisht mësohet se Reeker do të zhvillojë takime me kryeministrin Nikolla Gruevski, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski. 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
2.50