Hyrje | LAJME | Maqedoni | Popovski: Greqia po vendos barrikada për emrin

Popovski: Greqia po vendos barrikada për emrin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski deklaroi sot se Greqia nuk është e interesuar për bisedime për kontestin e emrit, por për bllokada.

Ai këtë e deklaroi me rastin e paralajmërimit të takimit të radhës midis palëve negociatore të Shkupit dhe Athinës, i thirrur nga ndërmjetësi i OKB-së në Nju Jork, Metju Nimic.

"Porositë e para nga Qeveria aktuale në Athinë nuk flasin për prioritete dhe për interes për dialogun me Maqedoninë. Më shumë energji është harxhuar për vendosjen e barrikadave, obstruksioneve dhe shmangies nga negociatat thelbësore, sesa në gjetjen e zgjidhjes. Nga ana jonë, dëshirojmë që kjo të ndryshojë sa më shpejt të jetë e mundur", theksoi ministri Popovski.
I pyetur lidhur me sjelljen e Greqisë, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës në favor të Shkupit, ministri Popovski nënvizoi se pala grek në vend të qasjes konstruktive, po harxhon energji në sabotimin e procesit evrointegrues

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0