Hyrje | LAJME | Maqedoni | Tifozët maqedonas nxjerrin mllefin tek shqiptarët

Tifozët maqedonas nxjerrin mllefin tek shqiptarët

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

 


Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dënon brohoritjet skandaloze të tifozëve të kombëtar së Maqedonisë në hendboll në ndeshjen e mbrëmshme me Çekinë, por edhe në ndeshjet e mëhershme në kampionatin evropian në hendboll që mbahet në Serbi.

 Gjersa në Nish shkruhen parulla nga ana e serbëve që Maqedonia është tokë serbe dhe po të njejtët provokojnë Maqedoninë me flamuj grek dhe nuk e njohin kishën ortodokse të Maqedonisë, gjersa Greqia mohon identitetin e maqedonasve bashkë me emrin e vendit, gjersa Bulgaria mohon gjuhën dhe historinë si dhe thotë që Maqedonia është vendi më romantik u Bulgarisë, tifozët e Maqedonisë mllefin e pakuptueshëm e drejtojnë drejt shqiptarëve edhepse luajnë me Suedinë, Gjermaninë, Çekinë.

 Edhe më skandaloze ishte brohoritja e një këngë në të cilën ofendohen shqiptarët pas përfundimit të ndeshjes nga ana e lojtarëve të kombëtarës së Maqedonisë në hendboll bashkë me tifozët.

 Presim që Ministria e Punëve të Brendshme të nis procedurë për nxitje të urrejtjës ndëretnike kundër lojtarëve dhe tifozëve për këtë sjellje skandaloze dhe të papranueshme. Gjithashtu, shqiptarët presin që Federata e Maqedonisë në hendboll të dënon këto thirje raciste nga ana e lojtarëve dhe tifozëve.

 ZGJOHU! uron për suksesin e kombëtarës së Maqedonisë, por në asnjë rast nuk mund të pranojë shpërthime të Albanofobisë që janë rezultat i pasigurisë në identitetin personal të grupës së izoluar që shkaktoi këtë skandal dhe fton të gjithë punonjësit e sportit si dhe mediat të dënojnë këtë sjellje në mënyrë që të parandalohet përsëritja.

 

 

Subscribe to comments feed Komente (4 publikuar):

balisti z në 20/01/2012 20:41:07
avatar
Redaksi e e respsktuar e Lajmit! jam vizitor i rregullt i vebfaqes suaj por kur i lexoj rreagimet ZGJOHU ju mar inat esdhe juve por si mundet tejet keshtu i dy ftyrshm artan grubi dhe stafi itij po kai eshte ne qeveri be qeverija nenen... po bell me se populli eshte lodhur ka ne i thon mali digjet e plaka krehet, kujt ishet patriotizem ku shpiun bashk me ali udbashin.
Thumbs Up Thumbs Down
0
alban në 20/01/2012 16:46:37
avatar
ju zgjohu pse ja uroni fitoren si skeni turp ju jeni ma keq ce sllavi mos jepni deklerata gja ja kush jemi ne ju jeni askush nuk u a var poplli ju tradhtar flm lajmi
Thumbs Up Thumbs Down
0
kuq e zi në 20/01/2012 12:25:56
avatar
po pse jo o shqiptare prisni nga ai apo ky e ku ta di une shkoni i thoni mesuesit qe shoku i bankes me peshtyu nuk e kuptoni qe e vetmja alternative eshte ndarja.... ata urrejne shqiptaret qe eshte i vetmi faktor qe i mban gjalle si shtet po aq shume ju pelqenka poshterimi mor vellezer a keni krenari shqiptari apo jo mbase dhe gaboj por me duket qe ju prisni qe shkau te ndryshoje dhe brezi juaj digjet duke marre rruget e botes
Thumbs Up Thumbs Down
2
vaksinca në 20/01/2012 11:34:15
avatar
o popull i mjer asht ki,ka humbur rrugt ki popull nuk din se cka jan,,prej asgjeje nuk del asgje
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 4 | Treguar: 1 - 4

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0