Hyrje | LAJME | Maqedoni | Osmani - Zaev për bashkëpunim opozitar dhe komunal

Osmani - Zaev për bashkëpunim opozitar dhe komunal

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

 Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani ishte në Strumicë, ku zyrtarisht u takua me kryetarin e Strumicës Zoran Zaev. “Unë jam i nderuar që jam mysafir i Strumicës dhe i zotit Zoran Zaev, i cili është simbol i një kryetari të suksesshëm. Temat për të cilat diskutuam janë me interes të përbashkët për të dy komunat. Sfida të cilat bazohen në rregullativën ekzistuese ligjore. Të gjithë ne ballafaqohemi me probleme dhe sfida të cilat bazohen në rregullativën ekzistuese ligjore dhe në faktin që ne nuk kemi tretman adekuat nga pushteti qendror në të gjitha pjesët e menaxhimit tonë, posaçërisht në aspektin e investimeve kapitale, bashkëpunimin me ministritë, në aspekt të shfrytëzimit të IPA fondeve dhe tretmanin e komunave të cilat udhëhiqen nga kryetarë të cilët i takojnë opozitës”, tha kryetari i komunës ë Gostivarit, Rufi Osmani. Edhe kryetari i komunës së Strumicës, Zoran Zaev shprehu kënaqësinë e tij nga vizita e kryetarit të komunës së Gostivarit, Rufi Osmani në Strumicë.

“Kjo vizitë është mundësi e shkëlqyer që t’i shkëmbejmë përvojat tona pozitive dhe negative të cilat i kemi në punën tonë të deritanishme, ndërsa t’i shkëmbejmë edhe përvojat më të reja nga kompetencat e reja. Ne kemi disa hallka dhe karakteristika të përbashkëta, të dy komunat jemi opozitare, shpresoj se ata nuk kalojnë aq keq në pjesën e mospasjes së mbështetjes dhe obstruksionit nga ana e pushtetit qendror. Megjithatë kjo na bën akoma më këmbëngulës në punën  tonë dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ndërsa vlejmë si komuna të cilat tregojnë rezultate edhe para decentralizimit, e posaçërisht me decentralizimin e pushtetit”, tha  kryetari komunës së Strumicës, Zoran Zaev. Ai tha se momentet e reja të kompetencave ligjore, toka ndërtimore, ligjet e reja për ndërtim, ligjet me kompetencat e reja të komunave, mundësojnë nevojën për të shkëmbyer përvojat nga puna e përditshme, për shkak se teoria e definuar me ligj është një çështje, ndërsa praktika dhe pragmatika e përditshme është sfidë për ne kryetarët dhe udhëheqësit e sektorëve dhe seksioneve të vet-administrimit lokal.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

billi88 në 27/01/2012 02:26:28
avatar
Po ky rufiu vetem per te marr ndonje kolltuk do behet edhe vlla ma i ngusht me cilin do shka asman o patriot oreee mblidhe menden
Thumbs Up Thumbs Down
-4
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
1.00