Serbët më të dëshiruar në ASHAM se shqiptarët
Në listën e kandidatëve për anëtarë të rregullt të Akademise së se Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, janë propozuar tre shqiptarë si dhe dy anëtarë të nacionalitetit serb. Edhe pse përqindja e serbëve në Maqedoni është tejet e vogël, si duket Akademia favorizon ata. Sipas kryetarit të Shoqatës së Historianëve Shqiptarë dhe profesorit universitar, Skënder Asani, në Akademi duket po ashtu të respektohet Marrëveshja e Ohrit. “Marrëveshja e Ohrit duhet të respektohet edhe në Akademi. Ajo nuk duhet të jetë përjashtim për këtë institucion, andaj përfaqësimi duhet të jetë i drejtë”, tha Asani. Ai shtoi se vetëm me respektimin e kësaj marrëveshje kjo Akademi mund të kthejë besimin nga popujt jo maqedonas në Maqedoni. “Pas skandalit me enciklopedinë, vetëm me respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, Akademia mund të fitojë sërish besimin e shqiptarëve dhe popujve tjerë që jetojnë në Maqedoni”, theksoi Asani. Ndër 35 kandidaturat e dorëzuara, kandidatët shqiptarë janë: Abdulmenaf Bexheti, Qemal Murati dhe Fatmire Lumani. Në mesin e kandidaturave janë edhe kandidatë të komuniteteve tjera si Gazanfer Bajram, studiues turk dhe dy kandidatë të komunitetit serb. Nga ASHAM theksuan se njësitë e këtij institucioni shkencor do të studiojnë dhe analizojnë çdo kandidaturë, pasi që ato vijnë nga fushat e ndryshme, dhe më pas do të merret vendimi për pranimin e ndonjërën prej tyre. Ndërkaq duke filluar nga muaji prill do të dihen emrat e kandidatëve të pranuar si anëtarë të rregullt të ASHAM. Në radhët e kësaj akademie deri tani janë vetëm dy shqiptarë: Alajdin Abazi si anëtarë i rregullt dhe Ali Aliu si anëtarë i jashtëm.
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj