Hyrje | LAJME | Maqedoni | Buxheti do të përjetojë fatin e “branitellëve”

Buxheti do të përjetojë fatin e “branitellëve”

image

Partia Demokratike Shqiptare dhe Rilindja Demokratike Kombëtare do të propozojnë qindra amendamente me qëllim që të arrihet 25 përqindëshi i buxhetit, ose në të kundërt bllokimi i tij

 

Maqedonia mund ta fillojë vitin 2013 me buxhet të pa miratuar nëse nuk merren parasysh kërkesat e opozitës shqiptare për ndarje të 25 për qind të mjeteve të buxhetit për projektet shqiptare.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) do të propozojnë qindra amendamente me qëllim që të arrihet 25 përqindëshi i buxhetit, ose në të kundërt bllokimi i tij. 

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të parashtrojë qindra amendamente, për të bllokuar miratimin e projekt buxhetit për vitin e ardhshëm, nëse nuk përmirësohet pjesa shqiptare e buxhetit. Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, i tha “Lajm”-it se do të parashtrojnë mbi 100 amendamente. “Nëse nuk përmirësohet pjesa shqiptare e buxhetit do të parashtrojmë qindra amendamente. Numrin e saktë të amendamenteve që do të parashtrojmë nuk e kemi, por sigurisht që do të jenë mbi 100”, tha Fazliu. 

Pak ditë më parë PDSH reagoi mbi projekt buxhetin e vitit 2013 të miratuar nga qeveria, ku akuzoi se projekte shqiptare vetëm re-ciklohen. “Në këto buxhete shohim mashtrimin që u bëhet shqiptarëve për 5 vite përsëriten të njëjtat propozim projekte që nuk po gjejnë dot realizimin e tyre…Çdo fletë në këto buxhete paraqet diskriminim të shqiptarëve”, deklaroi Fazliu.

RDK do të propozojë rreth 500 amendamente për projekte të infrastrukturës, arsimit, kulturës, energjetikës, etj. “Do të parashtroj aq amendamente, aq sa shqiptarët të marrin 25 për qind të buxhetit, pasi ka vite që projektet shqiptare janë kopi - pasta të vitit paraprak. “, thotë për “Lajm” deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri. Ai sqaron se amendamentet që do të propozojnë janë të qëndrueshme. “Ne nuk dëshirojmë të bëjmë lojën e BDI-së. Amendamentet tona janë të qëndrueshme,  por sidoqoftë edhe shqyrtimi i 400 – 500 amendamenteve do kohë”, thotë Zeqiri. Ai thekson se projektet shqiptare për buxhetin e vitit 2013, janë kopi -pastë e projekteve të buxhetit të vitit 2012 dhe 2011. “Ka vite që projektet shqiptare janë kopi -pasta të vitit paraprak. Nëse i hedh një sy buxhetit të vitit 2010 dhe atij të vitit 2011, do të shohësh se në projekt buxhetin e vitit 2013 të njëjtat projekte merren me kopi- pastë”, thotë Zeqiri, duke shtuar se për vitin 2012 për shqiptarët janë realizuar vetëm 5 milionë euro në një buxhet prej 430 milionë eurove. Ai jep shembuj të projekteve të miratuara dhe të parealizuara gjatë viteve të kaluara si projektin për Qendrën për Kulturë në Tetovë, Bibliotekën e Tetovës dhe plot projekte të tjera për ndërtimin e rrugëve.  

 

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst