Hyrje | LAJME | Maqedoni | Thaçi: Dëshiroj ta shpëtoj Çairin

Thaçi: Dëshiroj ta shpëtoj Çairin

image

 

 Ish-basketbollisit i njohur, Muhamed Thaçi ka vendosur të futet në politikë. Ai do të jetë kandidatë për kryetar të komunës së Çairit nga radhët e Partisë demokratike shqiptare (PDSH) në zgjedhjet lokale të muajit mars të vitit 2013. Kjo është vendosur në mbledhjen e mbajtur para pak ditësh në Çair, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari Menduh Thaçi.

“Po, është e vërtetë se kam hyrë në politikë. Kam përkrahjen e familjes sime, njerëzve të PDSH-së dhe të gjithë shoqërisë sime. Besojmë se do t’ia arrijmë qëllimit. Mendoj se Çairit i duhet një njeri i ri që mund të bëj ndryshime. Do të hartojmë programin dhe projektet për të nxjerrë komunën nga errësira në dritë. E gjithë kjo do të bëhet me punë dhe sinqeritet”, deklaroi Thaçi. 

Mirëpo, futja në politikë s’do të thotë se ai do të ndahet përgjithmonë nga basketbolli. “Jo, jo, basketbollin nuk e lë, sepse aty e kam kaluar jetën time. Por, do jem me pak aktiv”, shtoi Thaçi, i cili është trajner i grupmoshave të reja te klubi i basketbollit “NBA Çair”. 

Ndryshe, “Muja” gjatë karrierës së tij si basketbollist ka luajtur për shumë skuadra vendore, kosovare dhe evropiane.

Ai njoftoi se, të dielën në sallën Universale në Shkup do të bëhet promovimi i të gjithë kandidatëve të komunave të Shkupit. 

 

Subscribe to comments feed Komente (8 publikuar):

Cairi në 07/12/2012 19:20:54
avatar
O Tyson jo vec emrin po edhe trurin e ke si te Tysonit sa koker lajthie.Ky Thaqi vec me kilogram (killazhe)mund me ja kalue me kurgje tjeter,edhe vojvoda Taqi personalisht me konkurue e humb e jo mo ky sportist qingji.Mos harro Fatmir Hetemi,Imer Selmani kan humbe.Edhe PDSH e dijne ket pune po ska desht askush me i dal ne mejdan pervec keti qingji.
Thumbs Up Thumbs Down
0
ALBAN JAKUPI në 06/12/2012 22:38:14
avatar
-BDI-ja Kandidatet i ka te Klasit Superior dhe do jen ne Favor karshi kandidateve te Opozites per Zgjedhjet Lokale, poashtu edhe ne Parlamentaret BDI-ja garon dhe ka nje Ekip me Shum lojtar te shkathte, e kjo ne Politike gjithmone padyshim sjell Suksese,Perpara BDI,Jemi Bashke Drejt Qellimit.Pershendetje Lajmpress.
Thumbs Up Thumbs Down
1
EKREM ISEINI në 04/12/2012 13:22:51
avatar
MOS ENDRONI,fME SYT HAPUR,KRYETAR I CAIRIT PREJ RETHIT TE PARE ZGJEDHOR DO TE JETE IZET MEXHITI.
Thumbs Up Thumbs Down
1
ARDIJAN KRASNIQI në 04/12/2012 10:30:46
avatar
ej bdi-n shpirtnisht e kam inati amo Izeti ka punu hallall i qoft vec kush ja ka inati cac pare sa i ka leshu qeveria krejt i ka dhan
Thumbs Up Thumbs Down
1
Hasani në 03/12/2012 21:25:09
avatar
respekte Muhamed po ku ni Izet Mexhiti ekonomist nuk mundi te beje ndoni kthese te madhe ekonomike si mundeni ju nje basketbollist dhe sa i perket nje te riu edhe Izeti ishte i ri provuam me te ri demode eshte be motoja rinista ..
Thumbs Up Thumbs Down
0
tyson në 03/12/2012 12:09:12
avatar
ej cairi aq keq ka mbete saqe edhe me te keqin me e nxjere kandidat do te jete me i mire se Izeti, qe e kemi tash.kjo vlen me shume per komentuesin "CAIRI".
Thumbs Up Thumbs Down
-1
Cairi në 02/12/2012 19:37:20
avatar
ha ha ha moti skam qesh kaq.Lum kush po na nxjerka ne drite.D.o kalosh si miu me shleperin
Thumbs Up Thumbs Down
2
vija e kuqe në 30/11/2012 14:15:59
avatar
Urime,urime presim fitore bindese e gjith elektorati shqiptar i Cairit,definitivisht ka ardh rradha qe ne Cair-Shkup te ket reforma renjesore ne te gjitha aspektet;infrastrukturor,ekonomik,teritorial,politik ,punesime te reja,e shume gjera te tjera qe jane mbajtur peng dhe kan ngecur sikur te jemi ne shek 18,nga disa pseudopatriota e matrapaza,,,,.,
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 8 | Treguar: 1 - 8

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst