Hyrje | LAJME | Maqedoni | Athina e respekton Ahmetin si burrështetas me peshë rajonale

Athina e respekton Ahmetin si burrështetas me peshë rajonale

image

 

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në takim me ambasadorin e ri grek në Shkup, Haris Lalakos, ka thënë se në të kaluarën ka pasur bashkëpunim të mirë me ish kryeministrin grek Jorgos Papandreu dhe me ministren e jashtme, Dora Bakojani. 

Në takimin e realizuar të premten në selinë e BDI-së në Tetovë, Ahmeti është shprehur optimist se emri do të zgjidhet gjatë mandatit të ambasadorit Lalakos. 

“Z. Ahmeti i uroj mirëseardhje Ambasadorit Lalakos duke i dëshiruar suksese në detyrën e re, me shpresën që gjatë mandatit të tij të përmbyllet kontesti me emrin. Z. Ahmeti shprehu bindjen që bashkëpunimi i ngushtë dhe i sinqertë që ka patur me Ambasadorët e kaluar të Greqisë si dhe me autoritetet greke, përfshirë Ministrat e Jashtëm Bakojani dhe Papandreu, do të vazhdojë edhe me Ambasadorin Lalakos”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga kabineti i kryetarit të BDI-së. 

Ambasadori Grek ka theksuar se gjatë viteve 2008-2010 ka punuar në kabinetin e Ministreshës Bakojani dhe që i gjithë spektri politik grek ndan vlerësim të lartë për rolin prej burrështeti të Ahmetit ndaj zhvillimeve vendore dhe rajonale. “Ai theksoi që Greqia mbështet zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit si dhe integrimin e plotë të Ballkanit perëndimor në NATO dhe në BE. Ambasadori Lalakos theksoi rëndësinë e të paturit fqinj stabil që arrihet nëpërmjet të marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike si dhe gatishmërinë e Greqisë për ta zgjidhur çështjen e emrit”, theksohet në kumtesë.

Ahmeti ka folur për rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së emrit dhe ka theksuar se shpreson për gjetjen e një kompromisi për këtë kontest sepse kjo ka rëndësi për, për rajonin, fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin, integrimet euroatlantike si dhe mirëqenien ekonomike dhe sociale të qytetarëve. “Tejkalimi i këtij dallimi midis dy vendeve tona mundëson anëtarësim të menjëhershëm në NATO, fillim të negociatave me BE si dhe siguri më të madhe edhe për investitorët vendor dhe të huaj”, ka thënë Ahmeti. 


Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

sirija në 15/02/2013 10:12:46
avatar
Një fjalë popullore thotë: Ruaju dhuratës që ta jep armiku,sepse ajo mund të jetë ose thikë,ose helm".
Thumbs Up Thumbs Down
0
trimi në 10/02/2013 20:56:03
avatar
po normal qe e respektojne cili profesor nuk e respekton nxenesin e vet,ali ahmeti ka qene dhe eshte nxenes i shkelqyer i politikes serbo-greke dhe kjo ne njefar menyre duhet te respektohet nga ky grek.
Thumbs Up Thumbs Down
0
tyson në 08/02/2013 16:19:01
avatar
po normal nxenes i tyre eshte ky,dhe nuk duhet te mendojme shume ,nese greket dhe serbet te cmojne per dicka dihet se dicka nuk eshte ne regull.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst