Grubi garon për Shkupin
Artan Grubi është zgjidhja e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti për Shkupin. Kështu, siç mëson Alsat M, ka vendosur kreu i BDI-së. Edhe pse në kombinatorikat e ndryshme janë përmendur emra të tjerë si kandidatë të mundshëm për Shkupin, në fund shefi aktual i kabinetit të Ahmetit, Grubi do të garojë për kreun e qytetit.
Artan Grubi në këtë garë, siç mësojmë, nuk futet me propozim të asnjë dege të Shkupit, por vendimi është marë nga vetë lideri i BDI-së Ahmeti. Vendimi për nomimin e tij vjen pas vlerësimeve të BDI-së se ka gjasa që kandidati i tyre të hyjë në raundin e dytë në garën për Kryetar të Shkupit, nëse LSDM-ja bojkoton zgjedhjet lokale më 24 mars.
Ndryshe, Grubi nuk do të jetë kandidati I vetëm shqiptarë për qytetin e Shkupit. PDSH-ja opozitare garon me deputetin aktual Bekim Fazliun, ndërsa partneri i koalicionit i BDI-së, VMRO DPMNE me kreun aktual të Shkupit Koce Trajanovski. LSDM-ja nëse nuk bojkoton zgjedhjet në këtë garë futet me deputetin aktual Jani Makraduli.



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj