Hyrje | LAJME | Maqedoni | BDI paralajmëron ekspertë amerikanë në fushatë

BDI paralajmëron ekspertë amerikanë në fushatë

image

“Tani për tani nuk mund të zbulojmë emrat e ekspertëve të cilët dëshirojmë t’i angazhojmë, por vetëm mund të themi se bëhet fjalë për ekspertë që kanë punuar në fushatën e fundit zgjedhore të presidentit amerikan Barak Obama”, deklaruan për “Lajm” burime partiake në BDI

 

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të angazhojë ekspertë të huaj gjatë fushatës parazgjedhore, njoftojnë burime brenda kësaj partie. 

Ato thonë për “Lajm” se nënkryetari i partisë Izet Mexhiti dhe kandidati për kryetar në komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, gjatë qëndrimit të tyre njëjavor në SHBA, përveç takimeve me diasporën janë takuar edhe me disa ekspertë amerikanë të cilët kanë marrë pjesë edhe në fushatën e fundit zgjedhore të presidentit Barak Obama. 

Tani për tani nuk zbulohet nëse është arritur marrëveshje për angazhim të tyre, e as për 

“Dëshirojmë të zhvillojmë një fushatë moderne, ndryshe nga fushatat e deritanishme. Ky ka qenë shkaku pse kemi realizuar këto takime. Ende nuk kemi arritur marrëveshje konkrete, por besoj se edhe kjo do të ndodhë së shpejti. Tani për tani nuk mund të zbulojmë emrat e ekspertëve të cilët dëshirojmë t’i angazhojmë, por vetëm mund të themi se bëhet fjalë për ekspertë që kanë punuar në fushatën e fundit zgjedhore të presidentit amerikan Barak Obama”, deklaruan këto burime për “Lajm”. 

Përfaqësues të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) kanë qenë të pakontaktueshëm për të dhënë informacione lidhur me mundësinë për angazhim të ekspertëve të huaj në fushatën e ardhshme zgjedhore. Prej më herët dihet se këshilltar i kryetarit të PDSH-së është Janush Bugajski, ekspert i njohur amerikan për çështje të Ballkanit. 

Ndërkaq nga Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) thonë se nuk kanë ndërmend të angazhojnë ekspertë të huaj. 

“RDK është parti e cila nuk ka qenë në pushtet, ne nuk kemi keqpërdorë mjetet e qytetarëve, andaj nuk kemi mundësi të angazhojmë ekspertë të huaj në fushatë. Megjithatë ne jemi të bindur se qytetarët do të dijnë të vlerësojnë se ajo që e ofron RDK-ja është opsioni më i mirë për shqiptarët”, thotë Zeqiri.  


Subscribe to comments feed Komente (4 publikuar):

NUMRI XXXIII në 12/02/2013 17:54:17
avatar
Me cilat para po i paguani o mashtrues??????? MJAFT MA me rrena e mashtrime si ju si opozita e rrejshme shqiptare!!!!!!!Është deklaru ambasada e SHBA-ve se nuk përzihen në punët partijake. Mund të sjellni ndonjë shitës të MEC DONALLDSS-it që ka shitur hamburgera-çiizburger e pomfrit e do ta prezantoni si ekspert të qështjeve ekonomike si ai k... ministrat e ekonomisë ta tanishme dhe paraprake po ekspert dhe politikan të mvërtetë nuk përkrahin matrapaz dhe gënjeshtarë
Thumbs Up Thumbs Down
1
Luma në 12/02/2013 12:25:49
avatar
Ja ku shkojne parate qe u takojne te demtuarve nga lufta, te keshilltaret per te siguruar karriget e tyre se nga populli me nuk jane te sigurte ti marrin votat, por blejne eksperte qe te genjejne dhe te kamuflojne.
Thumbs Up Thumbs Down
0
tyson në 12/02/2013 10:18:10
avatar
o s'ju shpeton edhe dreqin ta merni ne BDI si ekspert,keni deshtu fund e krye,ju pret populli ne diten e zgjedhjeve te ua jape dhuraten qe e meritoni,nje bilete njekahshe per zvicer.dhe perpak harova ,kur me,kur mos u ktheni.
Thumbs Up Thumbs Down
0
realisti në 12/02/2013 10:01:22
avatar
leni ekspertet amerikanshum ma njerzore keta para tua jepni famijareve te deshmoreve ku ne fatkeqsine e ketyre deshmoreve shum funkcionar te bdi jan be miljonera
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 4 | Treguar: 1 - 4

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst