Fyle "lanë duart" nga Shkupi
"Jam i frustruar nga mungesa e përparimit në vënien fund të ngecjes politike në IRJ të Maqedonisë. Imperativ i liderëve politikë në Shkup do të jetë marrja e përgjegjësisë dhe gjetja e zgjidhjes, duke demonstruar pjekuri të institucioneve demokratike me vendosjen e interesit të vendit dhe qytetarëve në vend të parë", ky është reagimi i ashpër që sot e dërgoi komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, e të cilin në konferencë për shtyp në ndërtesën e Komisionit Evropian e lexoi zëdhënësi i tij Peter Stano, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.
Kjo porosi e Fyles, sipas zëdhënësit të tij, vjen pas shumë ditëve përsëritje të qëndrimit lidhur me konkludimet në Samitin e fundit të Këshillit Evropian. Por, tani, sipas Stanos, eurokomisari, i cili në kuadër të Raundit të katërt nga Dialogu inkuadrues në nivel të lartë (HLAD) ka dashur ta vizitojë Shkupin javën e ardhshme, me qëllim edhe t'i vlerësojë reformat e lidhura me Unionin dhe përgatitjen e raportit të pranverës të Komisionit, të njëjtën e shtyn në afat të pacaktuar. Zëdhënësi thotë se në dritën e ndodhive të tanishme politike në Shkup, komisari nuk mendon që ta realizojë vizitën në kohë të duhur sepse do të ishte e panevojshme që në situatë të tillë të diskutojë për tema në kuadër të HLAD-it.
"Deri më tani, në deklarata publike dhe vizita të personave të lartë zyrtarë nga BE-ja, por edhe vizita personale të Fyles, ku ai ofroi që ta lehtësojë procesin për të gjetur zgjidhje, të gjithë shprehën shqetësim në lidhje me ngjarjet e 24 dhjetorit dhe mënyrën se si ato janë zgjidhur. Fyle është i frustruar nga mungesa e progresit në vënien fund të ngecjes politike. Edhe raundet paraprake të Dialogut inkuadrues dhe konkludimeve të muajit dhjetor të Këshillit krijuan mundësi për të lëvizur përpara në BE-reformat dhe mundësi për hapjen e negociatave inkuadruese me IRJ Maqedoninë, situatën e tanishme për aksident e vendos këtë mundësi në një rrezik të madh", potencoi Stano. Shtoi se Fyle porosit se "tani imperativ për liderët politikë në Shkup është që të ndërmerren përgjegjësi dhe të gjejnë zgjidhje duke demonstruar pjekuri në institucionet demokratike në vend dhe vendosje e interesit të vendit dhe qytetarëve në vend të parë".
Në lidhje me konferencën e sotme për shtyp të liderit të LSDM-së opozitare, Branko Cërvenkovski dhe kërkesës së tij për shtyrje të zgjedhjeve lokale me qëllim që partia e tij të përgatitet dhe të marrë pjesë në to dhe nëse Komisioni Evropian ka qëndrim për këtë kërkesa konkrete, zëdhënësi i Fyles u përgjigj:
"Ne po e ndjekim situatën dhe zhvillimin e situatës politike në vend prej shumë afër. Kur e them këtë, nuk mendoj vetëm në Komision, por edhe në vendet-anëtare të BE-së dhe partnerëve tanë. Në lidhje me këtë çështje, vetëm do ta përsëris paragrafin e fundit nga porosia e komisarit Fyle se imperativ për liderët politikë është që të gjejnë zgjidhje, duke demonstruar pjekuri të institucioneve demokratike dhe vendosje e interesit të vendit dhe të qytetarëve në vend të parë", është decid Stano.
Zëdhënësi i Komisionit në fund theksoi se Fyle nuk e anulon, e as nuk e shtyn vizitën në Maqedoni, por vetëm ka hequr dorë nga qëllimi origjinal që të vijë në Shkup javën e ardhshme. Sipas Stanos, eurokomisari për zgjerim i Unionit tani më nuk ka axhendën të tij vizitë të vendit tonë, edhe pse vijon Raundi i katërt i Dialogut inkuadrues në nivel të lartë.



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj