Shënoi rënie edhe qarkullimi indistrial
Qarkullimi në industri në dhjetor të vitit 2012 në krahasim me dhjetorin e vitit paraprak ka shënuar rënie prej 1 për qind, bëri të ditur Enti shtetëror për statistikë. Qarkullimi në industri ka shënuar rënie prej 0,1 për qind në muajin dhjetor të vitit 2012 në krahasim të muajit paraprak dhe rënie prej 16,8 për qind në periudhën janar-dhjetor 2012 në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2011. Qarkullimi i industrisë në tregun vendor shënoi rënie prej 27,7 për qind, ndërsa në tregjet e huaja qarkullimi shënoi rënie prej 17,6 për qind.
Shikuar sipas sektorëve qarkullimi në industri në sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurit në dhjetor të vitit 2012, në krahasim me dhjetorin e vitit 2011, ka shënuar rritje prej 3,1 për qind, ndërsa në sektorin e Industrisë së përpunimit ka shënuar rënie prej 23,1 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në dhjetor të vitit 2012, në krahasim të dhjetorit të vitit 2011, shënoi rënie te Energjia, për 58,1 për qind, te Prodhimet intermdiale, përveç energjisë për 20,5 për qind, te Prodhimet kapitale për 13,2 për qind, Prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 44,8 për qind dhe prodhime jo të përhershme për konsum të gjerë për 3,4 për qind.



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj