Ministri grek e quan Maqedoninë “Shteti Shkupi”
Kjo është deklarata e ministrit grek për Maqedoninë dhe Trakinë, Teodoros Karauglu, i cili ka kërkuar nga autoritetet në Shkup të jenë pak më shumë vetëkritikë dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhje për problemin
Shteti “Shkupi” ka probleme jo vetëm me Greqinë, por dhe me të gjithë fqinjët e tjerë, sikurse është Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia...nuk mund të kenë të gjithë faj dhe vetëm Shkupi jo.
Kjo është deklarata e ministrit grek për Maqedoninë dhe Trakinë, Teodoros Karauglu, i cili ka kërkuar nga autoritetet në Shkup të jenë pak më shumë vetëkritikë dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhje për problemin.
Karauglu ka mohuar të ketë ndërmjet Greqisë dhe Bullgarisë marrëveshje për të bllokuar integrimin e fqinjit verior, duke thënë se “problemet që ka Greqia me Shkupin, ndryshojnë nga ato që ka Bullgaria me të”.
“Pasi Shkupi t’i zgjidhë problemet që ka me Greqinë dhe Bullgarinë, nuk shoh arsye të mos jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s. Por, fillimisht do të duhet të zgjidhen problemet. Nuk mund të jemi në BE me një shtet që nuk mund të jetë nesër aleate. Nëse nuk zgjidhen problemet, do të kemi probleme brenda BE-së dhe NATO-s, kurse këtë nuk e do askush. Prandaj, është me rëndësi që në këtë nivel të zgjidhen problemet”, ka deklaruar ministri grek.
“Shkupi duhet të dëshmojë vullnet të mirë për bisedimet me Greqinë dhe Bullgarinë për të gjetur zgjidhjen e problemeve”, ka përfunduar zyrtari.



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj