Hovit: Raporti për Maqedoninë do të shtyhet për shkak të krizës politike
Në rrethanat aktuale druaj se votimi për Raportin për vendin në Parlamentin Evropian nuk do të jetë i mjaftueshëm. Duhet të them me keqardhje se mendoj për mundësinë që të shtyhet votimi për raportin tim duke pasur parasysh rrethanat e tanishme në vend, deklaroi raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë Riçard Hovit. "Kjo do të jetë edhe një mundësi e humbur që të ndikohet mbi konkluzionet e Komisionit Evropian në prill dhe vendimi i Këshillit të Evropës që do të pasojë pastaj dhe më vjen keq në qoftë se kjo me të vërtetë ndodh. Edhe më tej shpresoj se kjo nuk do të jetë rast dhe se partitë politike në vend do të mund të gjejnë mënyrë që t'i vendosin në vend të parë interesat e vendit", vlerësoi Hovit në takimin përfundimtar me gazetarët pas takimit me të gjitha partitë politike gjatë qëndrimit në vend.
Ai tha se e mbështet propozimin për formim të komisionit të ekspertëve i cili do t'i hetojë ngjarjet e 24 dhjetorit dhe se nuk do ta përcaktojë prej më para rezultatin nga puna e tyre pas të cilës do të tregohet se kush është fajtor. Por, theksoi, se perceptimi për atë që ndodhi më 24 dhjetor e gërmon kredibilitetin demokratik të vendit dhe se Parlamenti Evropian nuk beson në bojkotin e zgjedhjeve në këtë ose në ndonjë vend tjetër.
"Për rregullat në Parlament duhet të them se më duket se nuk ishte gjë e mençur të ndryshohen rregullat në mungesë të një partie nga Parlamenti. Me të vërtetë me incidentin në sipërfaqe del një sfidë gjithëpërfshirëse e cila akoma duhet ta zgjidhë Kuvendi për arritje të pavarësisë së mjaftueshme që të mundet plotësisht ta ftojë për përgjegjësi të pushtetit ekzekutiv", tha raportuesi i PE-së.



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj