Hyrje | LAJME | Maqedoni | Monstra: Avokati Raufi akuzon për ekspertizë të pabazuar

Monstra: Avokati Raufi akuzon për ekspertizë të pabazuar

image

 

Në ulësen e pasme të "Opel omega" ka qenë i ulur i akuzuari për vrasjen e pesfishtë dhe terrorizëm, Alil Demiri. Kështu thanë të premten ekspertët të cilët kanë kryer analizat e ADN-së së gjurmëve biologjike të gjetura në veturë dhe në vendin e vrasjes.

Në Gjykatën penale në Shkup ka vazhduar faza e publikimit të dëshmive për rastin “Monstra”. Sipas dëshmive të prezantuara, nga materiali që është gjetur në veturë, 99,9 % e qelizave janë të ngjashme me ato të Alil Demirit. Sipas po të njëjtit ekspert, janë gjetur edhe gjurmë të tjera në pjesët e tjera të veturës por nuk kanë qenë të Demirit.

Nga ana tjetër , avokati Naser Raufi akuzon se analizat e prezantuara kanë shumë mangësi dhe nuk mund të vërtetojnë fajësinë e të akuzuarve. 

“Ajo çka është shumë e rëndësishme dhe kruciale sipas meje është fakti se ekspertët nuk e kanë analizuar fare tokën ku është gjetur vetura në Vrazhivir, por ashtu si e pamë të gjithë ekspertët dhanë një diapazon të analizës në mënyrë të gjerë ku thuhej që nga 10 llojet e përbërjes së tokave vetëm njëra tregon që ndoshta pluhuri i analizuar në gomat e veturës “Opel omega” mund të kishte qenë i njëjtë me tokën në afërsi të Liqenit të Smillkovës" ka thënë Raufi.

Sot u prezantuan edhe analizat e tjera, dhe sipas tyre, vrasja është bërë nga një pistoletë dhe dy kallashnikovë. Arma me të cilën është kryer vrasja nuk është gjetur.

Është vërtetuar se ndaj tre viktimave është shtënë nga prapa, kurse dy të tjerëve prej përpara, në pjesën e barkut, kurse sipas analizave laboratorike ndaj këtyre viktimave është shtënë nga afër.


Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Abid në 03/03/2013 18:20:09
avatar
I'm currently winritg a technical report that will be used as part of my cEng application. As I do not have a degree I'm taking the mature student route. At 39 I did not consider my self mature.The report follows a resent patent that I developed controlling airflow though equpment using multiple fans.Writting the report is not a short process and has taken over a year so far. I agree that a template and knowing who you are winritg at is very important. It's also important to stay focused in each section and address it full without talking about other areas. For example when winritg up results you have to stop your self from explaining them or giving them some reson. This is for a later section ti review them.I do not write in order. I'll write each as I feel moved to. I will often return to them and make complete rewrites. Nor because they are wrong but do not follow the direction the rest of the document has taken.I guess what I'm saying is that I let the document live and self develop. Thus is my method and hope to finish this partially massive report I. The next six months.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst