Cërvenkovski kërkon një muaj, VMRO-ja i jep 3-4 ditë afat
Cërvenkovski ka kërkuar që zgjedhjet lokale të mbahen më 28 prill, ndërsa në shtator zgjedhje parlamentare, në të kundërt vlen bojkoti. VMRO iu përgjigj me tre ditë kohë për të dorëzuar listat zgjedhore
Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski kërkon që zgjedhjet lokale të shtyhen edhe për një muaj, ndërsa në shtator të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse opozita i fiton zgjedhjet lokale. Kjo është kërkesa e fundit e LSDM-së për zhbllokimin e krizës politike, në të kundërt ata do ti bojkotojnë zgjedhjet lokale dhe do ti dorëzojnë mandatet e deputetëve.
Kërkesa e Cërvendovskit u hodh poshtë nga VMRO-DPMNE, duke i dhënë afat Cërvenkovskit edhe 3-4 ditë për të dorëzuar listat e kandidatëve.
“E para, me qëllim që të mundësohet pjesëmarrja e opozitës dhe kohë e duhur për ndryshimet e kodit zgjedhor në pajtim me rekomandimet e OSBE-ODIHR, zgjedhjet lokale të shtyhen për një muaj dhe të mbahen më 28 prill. E dyta, nëse në ato zgjedhje lokale listat e këshilltarëve të opozitës së bashkuar ‘Aleanca për ardhmëri’ marrin të paktën një votë më shumë nga listat e koalicionit të VMRO DPMNE-së do të zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 29 shtator”, tha Branko Cërvekovski, kryetar i LSDM-së.
Nëse Gruevski nuk pranon dy kërkesat e opozitës, atëherë LSDM-ja do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale, ndërsa deputetët do t’i dorëzojnë mandatet e tyre. Ndërkaq, nëse kryeministri Gruevski pranon kërkesat e tyre, atëherë deputetët e opozitës do të ndërprejnë bojkotin dhe do të kthehen në Kuvend.
“Nëse nuk pranohet ky propozim do t’i bojkotojmë zgjedhjet, dhe deputetët tonë do t’i dorëzojnë mandatet e tyre në parlament. Nëse ky plan dy pikësh pranohet atëherë deputetët e opozitës do të kthehen në kuvend pasi mënyra e vetme për t’i shtyrë zgjedhjet në këtë fazë është me 2/3 e votave për të cilët është e domosdoshëm edhe prania jonë në parlament”, deklaroi Branko Cërnvekovski, kryetar i LSDM-së.
VMRO DPMNE hodhi poshtë propozim e Cërvenkovskit duke I dhënë atij vetëm 3-4 ditë kohë për dorëzimin e listës së kandidatëve.
“Me qëllim që të mos i japim mundësi Cërvkovskit të krijojë alibi shtesë përpara opinionit, se nuk ka kohë për t’u përgatitur rreth listave të këshilltarëve, apo rreth ndryshimeve eventuale në Kodin zgjedhor, nëse vlerësohet se në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR se është ngushtë me kohën dhe prandaj nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, LSDM-së i ofrojmë një mundësi të fundit shpëtimi, ndërsa ajo është që deri në orën 19 sonte nëse pajtohen, VMRO DPMNE është e gatshme ligjërisht të prolongohet afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për këshilltarë dhe kryetarë komunash për 3 apo 4 ditë, ndërsa data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të mbetet i pandryshuar”, thuhet në përgjigjen me shkrim të partisë së Gruevskit.
RDK pro shtyrjes së zgjedhjeve nëse ndryshohet Kodi Zgjedhor
“Do ta mbështesin kërkesën e LSDM-së, nëse brenda një muaji së pari do të ndryshohet Kodi zgjedhor dhe e dyta do të pranohen të gjitha rekomandimet e OSBE – ODHIR. Nëse jo, atëherë nuk do të kishte logjikë që të ndryshohet data e zgjedhjeve”, tha për “Lajm” deputeti I Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Izet Zeqiri.



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj