Hyrje | LAJME | Maqedoni | 'CIVIL': Gjykata dhe KSHZ, mbrojnë interesat partiake

'CIVIL': Gjykata dhe KSHZ, mbrojnë interesat partiake

image

Procesin zgjedhor në Maqedoni, edhe më tutje e karakterizojnë lëshime të mëdha institucionale, që janë pasojë e presioneve partiako-politike, ka kumtuar sot organizata joqeveritare "Civil", duke theksuar se parregullsitë dhe paligjshmëritë që i kanë evidentuar, drejtpërdrejt e kufizojnë të drejtën për ta shprehur lirshëm vullnetin qytetarët. 

"Puna e institucioneve më relevante në këtë proces zgjedhor-Komisionit Shtetërorë Zgjedhor (KSHZ) dhe Gjykatës arministrative - ishin me kualitet të diskutueshëm. Vendimet e këtyre dy institucioneve të rëndësishme për procesin zgjedhor, u ndikuan nga interesat partiako-politike dhe etnike, me çrast u anashkaluan mbisundimi i së drejtës. Duke i patur parasysh të gjitha parregullsi dhe presionet të cilat u vërejtën nga vëzhguesit tanë gjatë procesit zgjedhor dhe sidomos të votimit, zvarritja e zgjedhjeve me anë të vendimeve problematike nga insitucionet kompetente shtetërore, vetëm se e konfirmon vlerësimin se zgjedhjet lokale 2013, nuk mund të vlerësohen si të lira dhe të padhunshme“, ka kumtuar "Civil".


Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst